Pse sipas Veton Surroit kërkesa e BE’së që Trepça të jetë temë diskutimi ne dialog është e natyrshme

Pse sipas Veton Surroit kërkesa e BE’së që Trepça të jetë temë diskutimi ne dialog është e natyrshme

Veton Surroi ka thënë se kërkesa e BE’së që Trepça të jetë pjesë e diskutimit në dialog është krejtësisht e natyrshme, raporton Periskopi. Gjatë ditës së djeshme, zëdhënsja e Komisionit Europian, Maja Kociajncic ka deklaruar se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo deklaratë e Kocijancict u kundërshtua me të […]

Gjatë ditës së djeshme, zëdhënsja e Komisionit Europian, Maja Kociajncic ka deklaruar se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo deklaratë e Kocijancict u kundërshtua me të madhe nga të gjithë liderët shtetërorë, ndërsa sot publicisti Veton Surroi ka thënë se një kërkesë e tillë nga BE-ja është e natryshme.

Sipas Surroit kjo kërkesë e BE-së është ‘rrjedhë e natyrshme e parimeve udhëheqëse të cilat Kosova i ka pranuar deri më tash’.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Veton Surroit:

“Kërkesa nga Komisioni Evropian që statusi i“Trepçës” të jetë pjesë e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë është rrjedhë e natyrshme e parimeve udhëheqëse të cilat Kosova i ka pranuar deri më tash. Përgjatë shtatë viteve të kaluara , Kosova ka pranuar të bisedojë me Serbinë, dhe të pajtohet me të , për mënyrën se si do të organizohen komunat e Kosovës (Bashkësia e Komunave Serbe), çfarë nacionaliteti duhet doemos të kenë komandanti i policisë dhe gjykatësit e apelit në Mitrovicën e Veriut dhe çfarë lartësie duhet të jetë muri i rrethrrotullimit në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.
Për zyren e Zonjës Mogherini është e qartë se nëse Kosova ka pranuar të bisedojë dhe të dakordohet për të gjitha këto çështje që duhet të ishin pjesë e sovranitetit të Kosovës, do të pranojë të bisedojë edhe për “Trepçën”.
Është mësim i mirë për spektrin politik kosovar pse duhet kaluar prej procesit negociator të “normalizimit” në procesin negociator të “Marrëveshjes gjithpërfshirëse” me vlerësim të procesit të deritanishëm e me parime të reja e të dakorduara udhëheqëse.,”. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?