Protestojnë punëtorët e larguar nga puna në Gjakovë

Mbi 30 punëtorë të kompanisë për përpunimin e sfungjerit “Ventius Kosovo” kanë protestuar sot për shkak të vendimeve që kanë marrë nga menaxhmenti i ndërmarrjes për t’u larguar nga puna. Protesta është mbajtur para objektit të fabrikës së dikurshme “Emin Duraku” në Gjakovë. Ajete Nimani, njëra nga punëtorët e larguara, ka thënë për KALLXO.com se […]

Mbi 30 punëtorë të kompanisë për përpunimin e sfungjerit “Ventius Kosovo” kanë protestuar sot për shkak të vendimeve që kanë marrë nga menaxhmenti i ndërmarrjes për t’u larguar nga puna.

Protesta është mbajtur para objektit të fabrikës së dikurshme “Emin Duraku” në Gjakovë.

Ajete Nimani, njëra nga punëtorët e larguara, ka thënë për KALLXO.com se janë duke protestuar për shkak se janë larguar nga puna pa paralajmërim.

“Na kanë larguar dy reparte, të tekstilit dhe të mbulesave, mbi 160 punëtore”, tha Ajete Nimani.

“Trustin Pensional nuk na kanë paguar, vetëm 6 muaj kemi të paguar prej Trustit. Neve brenda ditës na kanë treguar që po na largojnë nga puna, as nuk na kanë lajmëruar paraprakisht”, tha ajo.

KALLXO.com i ka dërguar pyetje menaxhmentit të kompanisë por ata nuk janë përgjigjur deri në kohën e publikimit të artikullit.

Punëtoret thanë që nuk janë lejuar t’i marrin as sendet e tyre.

Sipas protestuesve, në mesin e 160 punëtorëve, 55 prej tyre që nga 15 dhjetori janë pushim pa pagesë.

“Ende jemi në marrëdhënie pune me kontratë, nuk jemi thirrur për shkëputje të kontratës”, thanë punëtorët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?