Prokuroria nis hetimet për kirurgun nga Prizreni që i thoshte pacientes ‘idiote e majmun’

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se me vetëiniciativë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore rreth grumbullimit dhe mbledhjes së informacioneve të nevojshme me qëllim të zbardhjes së rastit në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Në këtë rast, kirurgu Rr.Y dyshohet se nuk i ka ofruar trajtimin e duhur një pacienteje […]
Në këtë rast, kirurgu Rr.Y dyshohet se nuk i ka ofruar trajtimin e duhur një pacienteje e cila kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore.
“Prokuroria Themelore në Prizren është e vendosur që t’i parandaloj dhe luftojë të gjitha dukuritë negative që janë në kundërshtim me ligjin dhe i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që çdo parregullësi apo keqpërdorim të detyrës zyrtare ta denoncojnë pranë kësaj prokurorie apo tek organet policore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Ndryshe, ngjarjen që ndodhi në Spitalin e Prizreni, e treguan familjarët e pacientës.
Përderisa pacientja po rënkonte nga dhimbjet e mëdha, sipas familjarëve britma e saj ishte pengesë për doktor Ymerin.
Gjersa pacientja dëgjohet duke qajtur nga dhimbjet, në audion e siguruar dëgjohet doktori duke ofenduar me fjalë të ndryshme, ndërsa në një moment e quan atë edhe idiote.
“Punë e madhe që ke dhimbje , mos më shurdho shumë, mos u bë idiote, shuj. Ik aty majmun, se po ta dho një shuplakë. Stë vjen marre , shuj, mbylle gojën, mbylle”, ishin vetëm disa prej fjalëve që doktori i tha pacientes.












