Problemet që po iu shkakton internet fëmijëve në Kosovë

Problemet që po iu shkakton internet fëmijëve në Kosovë

Pedofilia dhe dhuna shihen si problemet më shqetësuese në internet për fëmijët në Kosovë. Kështu ka thënë Teuta Zymeri nga Qendra për Studime të Avancuara FIT, që ka treguar në “Puls” të KTV-së, të dhënat e një hulumtimi sa i përket përdorimit të internetit nga fëmijët. Ajo ka thënë se nga një hulumtim i bërë […]

Pedofilia dhe dhuna shihen si problemet më shqetësuese në internet për fëmijët në Kosovë. Kështu ka thënë Teuta Zymeri nga Qendra për Studime të Avancuara FIT, që ka treguar në “Puls” të KTV-së, të dhënat e një hulumtimi sa i përket përdorimit të internetit nga fëmijët.

Ajo ka thënë se nga një hulumtim i bërë me 1500 nxënës në Kosovë, sipas statistikave, rrjeti social më i frekuentuar është Instagrami, ndërsa pas tij vijnë YouTube dhe Facebooku.

Sipas hulumtimit, 97 për qind e fëmijëve në Kosovë janë përdorues të internetit, 85 për qind janë përdorues të video-lojërave dhe 35 për qind e fëmijëve luajnë video-lojëra agresive. Po ashtu 45 për qind e këtyre fëmijëve i frekuentojnë internet-kafetë.

Zymeri ka thënë se si shqetësim kryesor është pedofilia sepse “ata maskojnë veten si bashkëmoshatarë të fëmijëve dhe përmes profileve të rreme hynë nëpër lojëra online për të biseduar me fëmijët”.

Ajo ka këshilluar prindërit që të kenë kujdes edhe nga bisedat që bëhen në grupe te fëmijët. Sipas saj, nga biseda në grup, mund të kalohet në biseda individuale dhe të ketë kërkesa edhe për takime.

Privatësia dhe dhuna e internetit që bëhet përmes kërcënimeve, shqetësimeve, poshtërimeve e ngacmimeve, janë problemet tjera shqetësuese në internet për fëmijët. E njohur si “sajberdhuna”, ajo më së shumti bëhet përmes Messengerit me 37 për qind, 15 për qind përmes e-mailit, 15 për qind nga lojërat dhe 12 për qind përmes formave tjera.

“Sot, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varësia ndaj internetit quhet sëmundje, pra prindërit duhet që të kenë shumë kujdes dhe në mënyrë të
kontrolluar të shohin sa qëndrojnë fëmijët në internet dhe çka po shikojnë. Andaj kërkojmë nga prindërit t’i mbrojnë fëmijët nga lojërat e dhunshme virtuale duke vendosur kufizim, të mësohet se me kënd luan fëmija e të kenë kujdes edhe me fotot sepse mund të keqpërdoren lehtësisht”.

“Mungon strategjia kombëtare për qasje në internet nga fëmijët”

Në anën tjetër, Petrit Tahiri nga Qendra për Arsim e Kosovës, ka thënë se është e preferueshme që prindërit të jenë të pranishëm gjatë kohës sa fëmijët luajnë në internet.

Moskufizimin e kohës që kalon një fëmijë në internet, ai e sheh problem të madh, duke shtuar se fëmijët në këto raste janë të lirë të hyjnë kudo në internet dhe të shohin edhe gjëra që mund të jenë të ndalueshme, apo edhe të dëmshme për ta.

Tahiri më tej ka thënë se Kosova s’ka strategji kombëtare për qasje në internet të sigurt nga fëmijët. Ai ka kritikuar institucionet duke thënë se askush s’merret me këtë problem, të cilin e ka quajtur “problem të madh për shoqërinë”.

Ai ka thënë se edhe në shkolla, mësuesit dhe arsimtarët duhet të kenë kujdes kur postojnë foto nëpër rrjete sociale me nxënës. Sipas tij, duhet patjetër të merret aprovim nga prindërit se a kanë të drejtë t’i publikojnë fotot e tyre gjatë orarit të mësimit apo ndonjë aktiviteti tjetër.

“Fëmijët që shfrytëzojnë shumë internetin, të shpërqendruar në orët mësimore”

Ndërkohë, Arlinda Islamaj, mësuese në shkollën fillore “Dardania”, ka thënë se të gj
ithë nxënësit që shfrytëzojnë internetin shumë, janë të shpërqendruar në orët mësimore.

Ajo ka kërkuar kontroll më të madh nga prindërit për qasjen e fëmijëve të tyre në internet.

Ka kërkuar, po ashtu që të ketë limit të kohës së qëndrimit në internet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?