Presidenti Thaçi shprehet i tronditur me abuzimin seksual të 16 vjeçares nga Drenica, kërkon dënimin e abuzuesve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj rastit të abuzimit të 16 vjeçares A.G nga Drenasi i rajonit të Drenicës. Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se abuzuesit nuk e kanë vendin në institucione, duke iu referuar mësuesit dhe policit që akuzohen për abuzim. Derisa ka bërë thirrje për vënien e tyre […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj rastit të abuzimit të 16 vjeçares A.G nga Drenasi i rajonit të Drenicës.
Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se abuzuesit nuk e kanë vendin në institucione, duke iu referuar mësuesit dhe policit që akuzohen për abuzim. Derisa ka bërë thirrje për vënien e tyre para drejtësisë.
Ja postimi i plotë i presidentit:
Rasti i abuzimit me nxënësen e mitur në Drenas është prej ndodhive më tronditëse në Kosovën e pasluftës. Në institucionet tona nuk duhet të ketë vend për abuzues të fëmijëve tanë. Kërkoj nga organet përgjegjëse që ta hetojnë me profesionalizëm rastin dhe të gjithë abuzuesit t’i sjellin para drejtësisë. Shoqëria jonë duhet ta ngreh zërin kundër çdo abuzimi dhe institucionet duhet me vendosmëri të punojnë për çrrënjosjen e këtyre dukurive në vendin tonë. HTH
