Plotësohet kushti i katërt i PSD’s, Kuvendi formon Komision për hartimin e Kodit Pensional

Deputetët kanë votuar pro propozimit të PSD’së për formimin e Komisionit Ad Hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social – raporton Periskopi. 61 deputetë kanë votuar pro formimit të këtij Komisioni, ndërsa dy të tjerë kanë abstenuar. Derisa, opozita nuk ka votuar fare. Bazuar […]
61 deputetë kanë votuar pro formimit të këtij Komisioni, ndërsa dy të tjerë kanë abstenuar. Derisa, opozita nuk ka votuar fare.
Bazuar në propozimet e grupeve parlamentare, ky Komision do të udhëhiqet nga deputeti i PSD’së, Dardan Sejdiu, ndërsa anëtarë të tjerë aty do të jenë deputetet e PDK’së Safete Hadërgjonaj dhe Flora Brovina, Enver Hoti nga Nisma, Blerim Kuçi nga AAK e të tjerë.
Formimi i këtij komisioni ka qenë një nga kushtet e PSD’s për votimin e Projektligjit për Buxhetin./Periskopi/












