Pejani e qet një foto në Facebook, arrestohet nga Policia

Dje në fshatin Ramun të Pejës, është arrestuar një person pasi kishte postuar në Facebook një foto duke shtënë me armë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti kishte postuar në rrjetin social “Facebook” duke shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në oborrin e shtëpisë së dyshuarit ka gjetur dy gëzhoja të […]
Dje në fshatin Ramun të Pejës, është arrestuar një person pasi kishte postuar në Facebook një foto duke shtënë me armë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti kishte postuar në rrjetin social “Facebook” duke shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në oborrin e shtëpisë së dyshuarit ka gjetur dy gëzhoja të armës AK 47 ndërsa arma nuk është gjetur”, thotë policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.












