Pavarësisht përplasjeve të koalicionit, mundësia e zgjedhjeve po përjashtohet

Këmbëngulja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që të mos e pezullojë vendimin për taksën prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, pavarësisht kërkesës për një pezullim të tillë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, ka krijuar situatë mjaft të tensionuar brenda partnerëve të koalicionit qeverisës në […]
SHBA-ja dhe BE-ja, kanë kërkuar pezullimin e taksës në mënyrë që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.
Përderisa kryeministri Ramush Haradinaj, vazhdon të këmbëngulë për taksën ndaj mallrave serbe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është lider i partisë më të madhe brenda koalicionit qeverisës, Partisë Demokratike të Kosovës, është pajtuar për një pezullimin për 120 ditë të kësaj takse.
Njohësit e zhvillimeve politike, vlerësojnë se mospajtimet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës, janë duke rrezikuar ekzistencën e këtij koalicioni. Por, megjithatë, ata përjashtojnë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme eventuale.












