Pas përfundimit të grevës, Haradinaj uron nxënësit por jo mësimdhënësit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes për përfundimin e grevës në arsim – raporton Periskopi. Haradinaj ka shkruar se dialogu do të vazhdojë me qëllim të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. “Sot, në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit […]
Haradinaj ka shkruar se dialogu do të vazhdojë me qëllim të përmirësimit të sistemit arsimor në vend.
“Sot, në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut përfunduam marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduam që mësimi të fillojë të hënën. Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës!”, ka shkruar Haradinaj.
Derisa, ende nuk dihet marrëveshja që është arritur mes Qeverisë dhe SBASHK’ut për përfundimin e kësaj greve./PERISKOPI












