Pantina kërcënon koalicionin qeverisës: S’ka vota për buxhet nëse nuk i plotësoni kushtet tona

Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina, në një intervistë për Periskopin ka folur për seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të hidhet në votim Projektligji për Buxhet dhe kushtet që kjo parti ia ka vënë koalicionit qeverisës. Pantina ka paralajmëruar koalicionin qeverisës së ata nuk do ta votojnë Projektligjin për […]
Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina, në një intervistë për Periskopin ka folur për seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të hidhet në votim Projektligji për Buxhet dhe kushtet që kjo parti ia ka vënë koalicionit qeverisës.
Pantina ka paralajmëruar koalicionin qeverisës së ata nuk do ta votojnë Projektligjin për Buxhet, nëse nuk plotësohen në tërësi kushtet e tyre.
“Deri më tani të paktën nga rendi i ditës së seancës, shihet se nga pesë kushte, tri prej tyre do të plotësohen në seancë, si ligi për paga, për dialog dhe komisioni që do ta hartojë reformën në sistemin pensional, ndërsa për tre muaj të hartohet ligji për Qeverinë. Shkarkimi i Rikallos duhet të ndodh para votimit të ligjeve. Ne besojmë se ajo të ndodh. Nëse qeveria ka nevojë për vota të PSD’s duhet t’i plotësojë këto kushte, përndryshe nuk e votojmë buxhetit”, ka thënë Pantina.
Tutje, ajo ka treguar se çka ndodh nëse nesër nuk kalon ky Projektligj.
“Kjo sjell qeverinë në një krizë financiare pasi nuk mund të vazhdojnë me pagesa dhe projekte të parapara në buxhet”, ka shtuar ajo.
Këto janë pesë kushtet e PSD’s për votimin e buxhetit në mbledhjen e nesërme të Kuvendit:
– Ligji për Paga të miratohet në lexim të dytë, së bashku me leximin e dytë të projekt-buxhetit, pra në të njëjtën seancë!
– Ligji për Dialogun të miratohet në Qeveri dhe të dërgohet në Kuvend jo më larg se ditën e hënë, pra me datën 24/12/2018.
– Ligji për Qeverinë të sillet në Kuvend për miratim, jo më larg se 3 muaj nga sot! Ky ligj duhet ta saktësojë në mënyrë pa-ekuivoke, përveç tjerash çështjen e numrit të zv-ministrave për një ministri. Kërkesa konkrete jonë është që nuk mund të ketë më shumë se 2 zv. ministra për Ministri.
– I nderuari Kryeministër, kërkojmë nga ju funksionalizimin e plotë të Ministrisë së Bujqësisë! Ta keni parasysh që importi kryesor janë gjërat ushqimore, industria e përpunimit të ushqimit, si dhe që fermat e Kosovës kanë nevojë për strategji dhe udhëheqje që ndërton kapacitete për zv. te importeve, e pra edhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, e vende të reja të punës! Rrjedhimisht, kërkojmë lirimin nga detyra e Ministrit të Bujqësisë i cili nuk po e ushtron këtë detyrë, si dhe emërimin e një ministri që e funksionalizon Ministrinë e Bujqësisë,
– I nderuari Kryeministër, projekt-buxheti i Republikës është tepër shumë i ngarkuar me skema sociale e benefite pensionale. Janë plotë 465 milionë euro në te për skema të tilla! Si PSD, mbetemi të bindur se mund të reduktohet kjo ngarkesë buxhetore!./PERISKOPI












