Pantina: E ndryshuam Projektligjin për Paga, por disa do të dëshpërohen

Pantina: E ndryshuam Projektligjin për Paga, por disa do të dëshpërohen

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka mbajtur sot një mbledhje të mbyllur për media, në të cilën është finalizuar Projektligji për Paga, i cili pritet të hidhet nesër për votim në seancën e Kuvendit, e cila do të fillojë në orën 10:00. Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina, njëherësh anëtare e këtij […]

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka mbajtur sot një mbledhje të mbyllur për media, në të cilën është finalizuar Projektligji për Paga, i cili pritet të hidhet nesër për votim në seancën e Kuvendit, e cila do të fillojë në orën 10:00.

Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina, njëherësh anëtare e këtij Komisioni, në një intervistë Periskopin ka thënë se Komisioni sot ka shqyrtuar raportet dhe vërejtjet e komisioneve të përhershme.

“Ata kanë pasur vërejtje në disa amandamente pasi nuk ishin në përputhje me buxhetin, apo me legjislacionin në fuqi. Ne kemi shqyrtuar në detaje të gjitha vërejtjet dhe i kemi miratuar unanimisht. Po ashtu Komisioni ka shqyrtuar marrëveshjen e Qeverisë dhe SBASHK’ut për ndërprerjen e grevës dhe ka miratuar kërkesën për rritjen e koeficientit për 0.1 për qind. Jemi munduar që t’i shqyrtojmë të gjitha pakënaqësitë që janë shfaq dhe t’i fusim ato në draftin final të projektligjit që do të shkojë nesër për votim në Kuvend”, ka thënë Pantina për Periskopin.

Pavarësisht ndryshimeve që janë bërë, Pantina ka thënë se jo të gjithë do të ndahen të kënaqur me këtë Ligj.

“Natyrisht që jo të gjithë do të ndahen të kënaqur me këtë Ligj. As ne si Parti Socialdemokrate nuk jemi totalisht të kënaqur, por do ta votojmë atë. Drafti ka pësuar përmirësime nga versioni fillestar që ka ardhur nga Qeveria dhe tri kërkesat tonë që të ulët koeficienti për zyrtarë të lartë politik si dhe të ketë rritje në arsim e shëndëtësi. Janë përfshirë në versionin përfundimtar. Andaj, ne do t’i mbështesim Ligji për Paga dhe dy ligjet tjera. Do të ketë hapësirë që të ardhmen të rishikohen”, tha tutje Pantina.

Gjatë intervistës për Periskopin, Pantina ka thënë se ky ligj më në fund do të vë rregull në kaosin që ka ekzistuar deri më tani për çështjen e pagave.

“Tani ky ligj e vë një rregull me kaos që ka ekzistuar për çështjen e pagave. Nuk ka pasur ligj që ka vënë rregull në sektorin e pagesave për sektorin publik. Është e pranueshme që të ketë pakënaqësi për të. Ka pasur presione të shumta nga grupe të ndryshme të interesit, por drafti final me të gjitha vërejtjen krijon një barazi dhe ofron pagë të njëjtë për punë të njëjtë për shërbimin publik”, shtoi ajo./PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?