Pal Lekaj ka probleme me foljet

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, vazhdon të ketë probleme me zgjedhimin e foljes “vij”. Probleme, sipas asaj që ka postuar në profilin e tij në ‘Facebook’, ministri ka edhe me kohët e foljes. Në një postim, ministri ka uruar qytetarët për miratimin e buxhetit të vendit për vitin 2019. Me vijë mirë, që në këto […]
Probleme, sipas asaj që ka postuar në profilin e tij në ‘Facebook’, ministri ka edhe me kohët e foljes.
Në një postim, ministri ka uruar qytetarët për miratimin e buxhetit të vendit për vitin 2019.
Me vijë mirë, që në këto orë të vona, Kuvendi miratojë ligjin e buxhetit për vitin 2019.
Urime Kosovë!”, ka shkruar Pal Lekaj.
Trajta “vijë“ e foljes “vij” e përdorur në këtë rast nga ministri del te koha e ardhme si dhe te lidhorja (apo edhe te urdhërorja nëse do të ishte e shoqëruar me pikëçuditje), por jo në kohën e tashme në veten e parë njëjës, dëftore apo dëshirore.
https://www.facebook.com/dr.pallekaj/posts/2115288901864241
Po ashtu, ministri ka ngatërruar edhe kohën e foljes “miratoj”.
Në vend të përdorimit të trajtës së kohës së kryer “miratoi”, ministri përdor atë të kohës së ardhme (“do të miratojë“) ose të lidhores (“të miratojë“) a të urdhërores sikur të shoqërohej me pikëçuditje.
Në këtë postim të shkurtë, ministri ka bërë edhe gabime të tjera, sikur emri i ligjit me shkronjë të vogël, por “i falet” duke e parë se e ka shkruar si duhet urimin: Urime Kosovë!












