Njoftim për specialistët e papunë: Në QKUK është hapur konkurs për 103 vende

Njoftim për specialistët e papunë: Në QKUK është hapur konkurs për 103 vende

Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës, pas analizës së kapaciteteve profesionale të klinikave të QKUK-së dhe Spitaleve të Përgjithshme, ka vendosur të shpallë konkursin për pranimin e 103 specialistëve të profileve të ndryshme mjekësorë që aktualisht janë të papunë. Analiza e detajuar nga SHSKUK, ka konstatuar se nevojat më të mëdha për […]

Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës, pas analizës së kapaciteteve profesionale të klinikave të QKUK-së dhe Spitaleve të Përgjithshme, ka vendosur të shpallë konkursin për pranimin e 103 specialistëve të profileve të ndryshme mjekësorë që aktualisht janë të papunë.

Analiza e detajuar nga SHSKUK, ka konstatuar se nevojat më të mëdha për punësimin e specialistëve janë  në spitalet e përgjithshme, meqë mosha mesatare e mjekëve specialistë është e duke u vjetërsuar. Në të kaluarën, pa analiza të mirëfillta, punësimi ishte përqendruar në QKUK.

Në Spitalin e Ferizajt do të punësohen 17 specialistë, përfshirë dermatolog, fiziatër, gjinekolog-obstetër, infektolog, mjekësi interne, neonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, pediatri, radiologji, reumatologji, kardiologji dhe urologji.

Konkursi do të shpallet edhe për pranimin e 16 specialistëve në  Spitalin e Gjakovës për këto profile: biokimi klinike, dermatologji, fiziatri, gastroentorologji, gjinekologji-obstetrikë, kardiologji, mjekësi interne, mjekësi interne-endokrinologji, neonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, radiologji dhe infektive.

Në Spitalin e Gjilanit do të punësohen 8 specialistë, përfshirë profilet biokimi klinike, dermatovenerologji, fiziatri, gastroentrologji, gjinekologji me obsetrikë,  mjekësi interne, reumatologji dhe toksikologji.

Për Spitalin e Mitrovicës do të shpallet konkursi për  pranim e 8 specialistëve, përfshirë biokimi klinike, gjinekologji  me obstetrikë, mjekësi interne, pediatri, pulmologji dhe otorinolaringologji.

Ndërsa për Spitalin e Pejës do të shpallet konkursi për pranim të 15 specialistëve, përfshirë profile si: alergologji me imunologji, biokimi klinike, dermatovenerologji,  fiziatri,  gjinekologji me obstetrikë, infektologji, kirurgji maksilofaciale, pediatri, radiologji dhe reumatologji.

Për nevoja të Spitalit  të Prizrenit do të shpallet konkursi për 12 specialistë, përfshirë profilet si: dermatovenerologji, kardiologji, kirururgji maksilofaciale, kirurgji vaskulare, ortopedi, psikiatri e fëmijëve dhe radiologji.

Në Spitalin e Vushtrrisë do të hapet konkursi për pranim të 14 mjekëve specialistë, përfshirë profilet: biokimi klinike, dermatovenerologji, fiziatri, gjinekologji me obstetrikë, mjekësi interne, mjekësi interne- endokrinologji, neonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, pediatri dhe radiologji.

Në QKUK do të hapet konkursi  për 11 specialistë përfshirë profilet: alergologji me imunologji, kirurgji maksilofaciale, mikrobiologji, patologji, kardiokirurgji, psikiatri e fëmijëve, kirurgji plastike dhe logopedisë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?