Një vit burg për tentim-vrasje në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim ndaj të pandehurit U.L., i cili është dënuar me një vit burg dhe 400 euro gjobë, pasi vitin e kaluar në Lebushë të Deçanit, duke vepruar në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin I.K. U.L. është obliguar po ashtu që në […]
U.L. është obliguar po ashtu që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor ta paguaj shumën prej njëzet e pesë euro, në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë 50 euro si dhe në emër të shpenzimeve procedurale shumën prej 100 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil.
Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues – konfiskimi i armës dhe është urdhëruar shkatërrimi i saj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Ndryshe, U.L. më 24.04.2018, rreth orës 08:20, në Lebushë të Deçanit, ka tentuar ta privojë nga jeta I.K., me çka ka kryer veprën penale vrasje e mbetur në tentativë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.












