Nis zhurma e përplasjet në Kuvend, Milaim Zeka: Unë s’votoj për teze e dajë, po për fëmijë

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka është përplasur me deputetin e PSD’s, Dardan Sejdiun dhe atë të PDK’së, Nait Hasani për një nga amendamentet që po diskutohen në Kuvend për çështjen e pagave në ndërmarrjet publike – raporton Periskopi. Zeka ka akuzuar deputetin e PSD’s, Dardan Sejdiun se po manipulon me Kuvendin dhe qytetarët te diskutimi […]
Zeka ka akuzuar deputetin e PSD’s, Dardan Sejdiun se po manipulon me Kuvendin dhe qytetarët te diskutimi për ndërmarrjet publike.
“Dola me i ba thirrje LDK’së e VV’së që kush ka ndërgjegje e kush don me ndal tavanin e vjedhjes publike, ta votojë këtë amendament. Dardani në këtë pikë po e manipulon Kuvendin dhe qytetarët sepse fare nuk ka të bëjë ky nen me të vërtetën. Na ua kemi ndal menaxherëve dhe drejtorëve që me pas rroga sa të donë vetë e me shpenzu deri në 40 mijë për një javë. Unë s’votoj për teze e për dajë, po për fëmijët e mijë. Po ju bëj thirrje njerëzore, rrëzone propozimin e PDK’së e të Dardan Sejdiut, se është e rrezikshme. Ty Albulenë po të lutna personalisht”, ka thënë Zeka.
Me të, është tallur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“Edhe Milaimi ndoshta e ka dikë në sektor publik, runu kapak ma mirë ju bjen”, ka thënë Veseli.
Ka reaguar më pas deputeti i PSD’s, Dardan Sejdiu, i cili ka thënë se as ai nuk e ka askënd të punësuar në ndërmarrje publike, vetëm gruan që e ka mjeke.
E këtë të fundit e ka sulmuar deputeti i PDK’së, Nait Hasani.
“Dardani nuk e kupton ndërmarrjen publike, ligjin. Ai duhet ta kuptojë se nuk bëhet politika për vota, e as që mundet me fitu vota me këtë çështje. Nuk mund t’i mbajë shteti ndërmarrjet që janë të paafta. Dardani me këtë ia ka huq si ‘Dardanët’”, ka thënë Hasani./PERISKOPI












