Ngjarja që tronditi gjithë Kosovën. Brenda përgatitjeve që po bëhen për protestën në Drenas (Foto)

Nën moton “S’je hetues, por përdhunues” nisin përgatitjen për protestën në Drenas Pas lajmit se hetuesi Vesel Veseli kishte abuzuar seksalisht me një të mitur nga Drenasi, ka reaguar edhe shoqëria civile, me ç’rast janë paralajmëruar dy protesta. Protesta e parë do të mbahet nesër para Policisë së Kosovës, kurse protesta e dytë do të […]
Nën moton “S’je hetues, por përdhunues” nisin përgatitjen për protestën në Drenas
Pas lajmit se hetuesi Vesel Veseli kishte abuzuar seksalisht me një të mitur nga Drenasi, ka reaguar edhe shoqëria civile, me ç’rast janë paralajmëruar dy protesta.
Protesta e parë do të mbahet nesër para Policisë së Kosovës, kurse protesta e dytë do të mbahet të premten në Drenas, raporton Periskopi.
Një grup i aktivistëve në Prishtinë kanë mbajtur një takim ku kanë filluar përgatitjet për protestë.
Ata kanë përgatitur edhe pankarta për protestën në Drenas, në të cilat shkruhet “S’je hetues por përdhunues”.
Lendi Mustafa, një prej organizatorëve ka thënë se përmes protestës po kërkojnë që të merren masa ndaj personave që dyshohet që kanë abuzuar me 16 vjeçaren.
“Protestën e kanë organizuar shoqëria civile në Drenas kundër përdhunuesve dhe mjekut bashkëpunëtor. Kërkesa tona janë arrestim i menjëhershëm i personave në fjalë”, ka thënë Mustafa për Periskopi-n.
Ndërkaq, protesta në Drenas nisë në orën 12 dhe Rrjeti i Grave të Kosovës në Prishtinë ka siguruar transport falas për ata që duan të marrin pjesë në protestën e Drenasit. /Periskopi/















