Nervozohet Memli: Po doni kontroll të plotë mbi RTK’në, opozita u ardh me ba hajgare këtu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi është nervozuar me qëndrimin e deputetëve për përfshirjen e RTK’së në Projektligjin për Paga – raporton Periskopi. Krasniqi ka thënë që deputetët po duan ta bëjnë RTK’në televizion shtetëror, në mënyrë që të kenë mundësi të ushtrojnë ndikim edhe më të madh aty. Sipas tij, opozita ka […]
Krasniqi ka thënë që deputetët po duan ta bëjnë RTK’në televizion shtetëror, në mënyrë që të kenë mundësi të ushtrojnë ndikim edhe më të madh aty.
Sipas tij, opozita ka shkuar në seancë vetëm për t’u tallur.
“Opozita ka ardh me ba hajgare këtu. Keni me pa qysh kanë me votu këta kur të vjen puna me u votu Ligji për Pagat. Unë e tërheq amandamentin për RTK’n. Qnëndrimi im është që RTK është televizion publik, e jo shtetëror. Po ani, bëjeni ju shtetëror se veç po doni me pas kontroll të plotë mbi të. Madje, iu kisha propozu të gjithë atyre që hartojnë Projektligjin për RTK’n ta bëjnë edhe formalisht television shtetëror, e jo publik”, ka thënë Krasniqi./PERISKOPI












