Ndarja e Kosovës dhe korrigjimi i kufijve të saj, të papranueshme për Kishën Ortodokse Serbe

Patriarku Irinej thotë se ndarja e Kosovës dhe kufijtë e rinj janë të papranueshëm për Kishën Ortodokse Serbe (SPC), por edhe për shumicën e popullsisë serbe, transmeton Periskopi. Kreu i Kishës Ortodokse Serbe thotë se Serbia nuk është më Serbi pa “Kosovën dhe Metohinë”. “Ashtu si një person me zemër të nxjerrë, nuk është më […]
Patriarku Irinej thotë se ndarja e Kosovës dhe kufijtë e rinj janë të papranueshëm për Kishën Ortodokse Serbe (SPC), por edhe për shumicën e popullsisë serbe, transmeton Periskopi.
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe thotë se Serbia nuk është më Serbi pa “Kosovën dhe Metohinë”.
“Ashtu si një person me zemër të nxjerrë, nuk është më një person i gjallë”, tha patriarku për RIA Novosti, gjatë një vizite në Moskë. Raporton B92 dhe transmeton Periskopi.
Ai ka theksuar se pozita e Serbisë
Dhe Kishës Ortodokse Serbe është që të respektohet rezoluta e Kombeve të bashkuara – e që siguron që shqiptarët etnik të kenë liri të plotë por Kosova është pjesë e Serbisë.
“Ky është qëndrimi i Kishës sonë dhe ky qëndrim u formulua kohët e fundit nga Asambleja e Shenjtë e Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe”, shtoi Patriarku Irinej./Përktheu:Periskopi












