Myftiu Tërnava në Abu Dabi, bashkë me krerët fetar Shejhul Al-Az’hari dhe Papa Françeskun

Myftiu Tërnava në Abu Dabi, bashkë me krerët fetar Shejhul Al-Az’hari dhe Papa Françeskun

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, nga e shtuna ndodhet Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në “Konferencën Globale të Vëllazërisë Njerëzore”, në të cilën janë të pranishëm rreth 1500 përfaqësues të feve të ndryshme nga e gjithë bota, ndër të cilët duhet veçuar praninë e dy prijësve të shquar […]

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, nga e shtuna ndodhet Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në “Konferencën Globale të Vëllazërisë Njerëzore”, në të cilën janë të pranishëm rreth 1500 përfaqësues të feve të ndryshme nga e gjithë bota, ndër të cilët duhet veçuar praninë e dy prijësve të shquar fetarë, Shejhul Al-Az-harit, Shejh Ahmed al-Tajjib dhe Papa Françeskut – kreu i Kishës Katolike.

“Ndër temat kryesore të kësaj konference përmendim vlerat humane, modelin e përbashkët të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare, si dhe besimin në një të ardhme të përbashkët njerëzore”, thuhet në njoftimin për media të BIK-ut të dërguar për media.

Sipas këtij njoftimi, në këtë konferencë ndërkombëtare, myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, para të pranishmëve në sesionin e dytë referoi për kultivimin e harmonisë e mirëkuptimin ndërfetar te shqiptarët, ku ndër të tjerash theksoi se shembulli i harmonisë dhe tolerancës te shqiptarët në përgjithësi dhe në veçanti në Kosovë është vlerë dhe model që duhet ta ndjekin edhe popujt e tjerë.

“Gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës, myftiu Tërnava ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të besimeve të tjera nga vende të ndryshme të botës me të cilët ka ndarë modelin e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare të vendit tonë. Gjatë ditës së sotme pritet që imami i madh Shejh Ahmed al-Tajjib dhe Papa Françesku të takohen me krerët fetarë të ftuar nga e gjithë bota”, thuhet në njoftim.

Më tej ata do të vizitojnë Xhaminë e Madhe “Shejh Zayed”, si dhe do të vazhdojnë më tej me itinerarin e takimit 3 ditorë, takim i cili pritet të përfundojë nesër më 05 shkurt 2019.

Kjo konferencë organizohet nën kujdesin e veçantë të princit të kurorës Muhamed Bin Zayed./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?