Muhaxhiri: LDK’ja mund të përfshihet në Qeveri

Muhaxhiri: LDK’ja mund të përfshihet në Qeveri

Artan Muhaxhiri, analist i çështjeve politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se situata e krijuar në koalicionin qeverisës, nuk mund të zgjatë. “Kriza e madhe politike, në të cilën gjendet Kosova, nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë. Pra, nevojitet një zgjidhje e shpejtë, e cila mund të bëhet vetëm […]

“Kriza e madhe politike, në të cilën gjendet Kosova, nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë. Pra, nevojitet një zgjidhje e shpejtë, e cila mund të bëhet vetëm në dy mënyra”, ka thënë Muhaxhirri.

Sipas tij, ose kryeministri Haradinaj të heqë dorë nga taksa prej 100 për qind, ta pezullojë atë ose që të kemi një rikonfigurim të plotë të Qeverisë, një ndryshim të kryeministrit dhe një përfshirje të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Qeveri.

“Pra, vetëm këto dy mundësi janë aktualisht realiste”, tha Muhaxhiri.

Se rikonfigurimi i Qeverisë mund të jetë një opsion i mundshëm për të dalë nga situata e krijuar brenda koalicionit qeverisës, tashmë ekzistojnë sinjale që janë dërguar nga partitë politike, të pushtetit dhe opozitës, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Analisti Muhaxhiri thekson se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka përmendur më parë opsionin e përfshirjes së partisë së tij në një Qeveri gjithëpërfshirëse, e cila do të ishte e rikonfiguruar dhe e ndryshuar krejtësisht.

“Është e pritshme që edhe me një presion të madh amerikan dhe nga BE-ja, LDK-ja të përfshihet në këtë moment në një Qeveri gjithpërfshirëse, sepse opsioni i zgjedhjeve të reja nuk është aq real, pasi që merr shumë kohë dhe nuk ka asnjë garanci që pas zgjedhjeve mund të kemi një Qeveri stabile, që do të formohej me shpejtësi”, u shpreh Muhaxhiri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?