Molliqaj-Zybës: Në protesta ju i keni gjuajt dy molotova e ja keni fut gjumë, mos i jep zor tash

Sërish janë përplasur në Kuvend deputetët e PSD’së e Vetëvendosjes – raporton Periskopi. Ishte deputeti Dardan Molliqaj, i cili i ka reaguar deputetit Salih Zyba, i cili sërish ka akuzuar deputetët e dorëhequr se po ia bëjnë argatin Thaçit me propozimin e këtyre ligjeve. “S’di pse po të munojnë me të shti me fol e […]
Ishte deputeti Dardan Molliqaj, i cili i ka reaguar deputetit Salih Zyba, i cili sërish ka akuzuar deputetët e dorëhequr se po ia bëjnë argatin Thaçit me propozimin e këtyre ligjeve.
“S’di pse po të munojnë me të shti me fol e mos me mujt me i thanë ato që të thonë. Mos i jep zor. Edhe në këto protestat e fundit s’jeni kanë në burg. Jeni ardh qaty i keni gjuajt nja dy molotova, e keni shku në shpi ja keni fut gjumë. Unë ju thom lëne, ju vazhdoni. A po doni folim edhe për pare, edhe folim. Se jeni kanë në mbledhje. Folni për politika e grahni punës”, i ka thënë Molliqaj Zybës./Periskopi/












