Molliqaj: Tash e tutje, asnjë politikan nuk do të mund të bëjë fushatë për rritje pagash

Deputeti i Partisë SocialDemokrate, Dardan Molliqaj ka shkruar se u plotësua edhe kushti i dytë i kësaj partie ndaj Qeverisë, e që është votimi i Ligjit për pagat. Ai tha se falë PSD’së, Kosovë për herë të parë po bëhet me këtë ligj, transmeton Periskopi. Sipas Molliqajt, tash e tutje, asnjë politikan nuk do të […]
Ai tha se falë PSD’së, Kosovë për herë të parë po bëhet me këtë ligj, transmeton Periskopi.
Sipas Molliqajt, tash e tutje, asnjë politikan nuk do të mund të bëjë fushatë elektorale me rritje të pagave.
Ligji për Paga arriti të marrë sot votat e 63 deputetëve.
Kujtojmë që sot më mëngjes u plotësua kushti i parë i PSD’së, ai për shkarkimin e Nenad Rikalos nga posti i ministrit të Bujqësisë.
Ja postimi i plotë:
Kushti 2: Ligji i pagave ✅
Falë Partisë Socialdemokrate, Kosova për herë të parë po bëhet me Ligj për Paga.
Tash e tutje, asnjë politikan nuk do të mund të bëjë fushatë elektorale me rritje të pagave.
Asnjë politikan nuk do të mund t’ia rrisë pagën vetëvetes.
Përderisa pagat shumë të larta si ajo e Kryeministrit dhe Presidentit janë ulur, pagat në sektoret tjera publike janë rritur.
Ky është vetëm fillimi i angazhimit tonë për zhdukjen e pabarazisë nëpërmes pagave në sektorin publik. Beteja jonë e ardhshme e cila do të jetë top prioritet i yni është luftimi për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat.
Do të ngulim këmbë që pagën minimale që aktualisht është 130€, ta rrisim në 239€. Poashtu, rritja e numrit të inspektorëve të punës duhet të ndodh sa më parë.
Ligji për Pagat ishte një nga 5 kushtet tona ndaj Qeverisë për votimin e buxhetit.












