Molliqaj përplaset me Konjufcën: 1 vit ke qenë në SHIK, pranoje

Ka shpërthyer një përplasje mes PSD’së e VV’së sonte gjatë seancës së Kuvendit. Deputeti i VV’së, Glauk Konjufca tha se Dardan Molliqaj i PSD’së nuk e ka problem t’I ndërrojë partitë, raporton Periskopi. ‘’Dardani e di që nuk e ka problem me i ndërru partitë. Mjafton një herë me bë një gjë të tillë.’’, duke […]
Deputeti i VV’së, Glauk Konjufca tha se Dardan Molliqaj i PSD’së nuk e ka problem t’I ndërrojë partitë, raporton Periskopi.
‘’Dardani e di që nuk e ka problem me i ndërru partitë. Mjafton një herë me bë një gjë të tillë.’’, duke ia përmendur faktin që me VV’në i kishte marrë rreth 50 mijë vota si individ.
Por ashpër i është kundërpërgjigjur Molliqaj, i cili madje tha se Konjufca është lider për ndërrimin e partive dhe se plot 1 vit kishte qenë në SHIK.
‘’Për ndërrimin e partive, Glauku prin. Në PDK, AAK e tash në VV. Por nëse Glauku flet për këto, unë e ftoj që të ballafaqohet me veten. 1 vjet ka qenë në SHIK. Kishte qenë mirë me kallxu që kur ka qenë ai në SHIK s’ka qenë në VV. Vec problem është që se ka pranu të vërtetën që ka qenë aty. Po du me ta pa edhe etikën e guximin e me pranu këtë send. Ma mirë ndalne këtu se nuk ju del mirë kjo punë.
Pastaj Konjufca tha: I pranoj pretendimet e Dardanit vec me një kusht, nëse ka fakt apo argument për shpifjen.
Tutje Molliqaj tha se : Nëse doni prej mbledhjes së ardhshme kemi me fol kush u kanë SHIK që e ka pas shef atë atje (Kadri Veselin), kush ka qenë SHIK prej rendin tuaj (VV), kush ka marrë pare prej Devollëve edhe për secilin send që doni. Ama ato nuk kemi me i bërë ‘më the e të thash’ as nëpër emisione por kemi me i bërë këtu ne altoparlant me i ngu krejt e me ju përsërit sikurse atyre. E ju në paqi najsend qitni krejt por jo nëpër Facebook e tu u fsheh nëpër bira …. këtu dilni publikisht që dini najsen”./Periskopi/












