Molliqaj për Konjufcën: 1 vjet thotë Kadria, Ç’Kadria e më pas del se ka punuar me të!

Molliqaj për Konjufcën: 1 vjet thotë Kadria, Ç’Kadria e më pas del se ka punuar me të!

Dardan Molliqaj i është kthyer edhe njëherë deklaratave të tij lidhur me të kaluarën e Glauk Konjufcës në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK). Sipas pretendimeve të Molliqajt, Konjufca dhe askush tjetër e VV-së nuk e ka mohuar një gjë të tillë për shkak se sipas tij është e vërtetë. Ai fillimisht ka komentuar deklaratën e […]

Ai fillimisht ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit i cili kishte thënë se Konjufca e kishte mundur në debat Molliqajn. Deputeti i PSD-së kishte një sqarim për të.

“Po unë e kam pranuar që ka fituar atë debat në Kuvendin e Kosovës. Është mirë me e pranua njeriu kur fiton dhe kur humb”.

“Për mua Glauku ka pasur një shpërfaqje totale që nuk e kam asnjëherë ashtu. Njëra që kisha opsion me e bë ishte ajo që e bëra, tjetra me u çu dhe tjetra me ja thënë ato çfarë ai ka bë, por nuk e pash situatën e volitshme për shkak partneritetit kemi pas”, ka deklaruar Molliqaj në Debat Plus.

Molliqaj ka thënë se deklaratat e tij në Kuvend për SHIK-un dhe për Devollët askush nuk e mohojë nga VV për shkak se sipas tij një gjë e tillë është e vërtetë.

“Kur e thash të vërtetën në kuvend, edhe për SHIK-un edhe për Devollt dhe askush nuk e mohojë. Them të bëjmë debat politik siç bëmë deri tani këtu edhe në Kuvendin e Kosovës dhe me partitë e tjera”.

“Ditën që Glauk Konjufca deklaron se nuk kishte qenë në SHIK, ne do flasim. Albin Kurti kishte deklaruar, por ja çfarë doli. Çdo gjë që kanë le ta thonë në Kuvend”, tha ai.

Deputeti i PSD-së tha se për angazhimin e Konjufcës në SHIK kishte qenë në dijeni 10 ditë para se të dalë nga VV-ja. Sipas tij Konjufca ia kishte pranuar të deputetit Salihu të vërtetën për SHIK.

“Për Glaukun e kam ditur 10 ditë para se me dalë prej VV-së. Glauk Konjufca në ditën që ia kam thënë në Kuvend ia ka pranuar Salih Salihut dhe i ka thënë po”.

“Për punën që e ka bë në SHIK e kam një problem që nuk ka kallëzua dhe më pas akuzon njerëzit se kanë punuar aty, ndërsa ai ka punuar me Kadri Veselin. 1 vjet thotë Kadria, Ç’Kadria e më pas del ka punua me të. Kurrë asnjë vjet s’kam punua me Kadrin”, ka deklaruar Molliqaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?