Molliqaj fton Konjunfcën në debat televiziv: T’i qesim në shesh të gjitha

Molliqaj fton Konjunfcën në debat televiziv: T’i qesim në shesh të gjitha

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj padisë që deputeti Glauk Konjufca ka bërë ndaj tij. Sipas Molliqajt, Konjufca e ka paditur atë për ta shfajësuar veten. Molliqaj e fton në debat televiziv Konjufcën për t’u ballafaquar për atë që ai thotë ‘t’i qesin në shesh të gjitha’. Ja mesazhi i plotë i Molliqajt […]

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj padisë që deputeti Glauk Konjufca ka bërë ndaj tij.

Sipas Molliqajt, Konjufca e ka paditur atë për ta shfajësuar veten.

Molliqaj e fton në debat televiziv Konjufcën për t’u ballafaquar për atë që ai thotë ‘t’i qesin në shesh të gjitha’.

Ja mesazhi i plotë i Molliqajt në Facebook:

“Glauk Konjufca paska thënë që deklaratat e mia janë shpifje dhe se e kam përdorë Kuvendin për shkak të imunitetit. Për ta ”shfajësuar” vetën, më paska paditur. Nëse Glauku dhe udhëheqësit e tjerë të Sektit e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një perballje televizive kudo që ai don dhe aty i qesim në shesh të gjitha. E nëse ai nuk guxon të ballafaqohet në debat televiziv, atëherë shihemi prap në Kuvend”.

Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, para dorëzimit të padisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër Dardan Molliqajt të PSD-së, ka thënë se ka ardhur për ta paditur Molliqajn për deklaratat e tij se kinse ka qenë punëtor i SHIK-ut.

Është një shpifje e patolerueshme dhe ai duhet të japë llogari. Jo veç që po e demantoj, por po i bëj thirrje publikisht t’i bëjë publike çfarëdo prove që ka për këtë që ka thënë. Unë përveç deklaratës së tij, nuk kam çfarë t’i ofroj tjetër gjykatës. Mezi po pres të përballem me të në gjykatë. Jam i gatshëm t’i sjelli 1000 njerëz për ta mbrojtur të vërtetën e Dardani nuk mundet as edhe një të vetëm”, ka thënë Konjufca në deklaratën që ia transmeton Koha./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?