Mogherini e telefonon Vuçiqin: Nuk duhet të ketë tarifa që e pengojnë dialogun

Mogherini e telefonon Vuçiqin: Nuk duhet të ketë tarifa që e pengojnë dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, kanë zhvilluar një bisedë telefonike për të shqyrtuar situatën në Ballkanin Perëndimor në veçanti për raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, përmes një postimi në Twitter ka thënë se biseda me presidentin Vuçiq është fokusuar te dialogu dhe […]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, kanë zhvilluar një bisedë telefonike për të shqyrtuar situatën në Ballkanin Perëndimor në veçanti për raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, përmes një postimi në Twitter ka thënë se biseda me presidentin Vuçiq është fokusuar te dialogu dhe normalizimi i raporteve me Kosovën.

“Bisedova me presidentin Vuçiq për rrugën përpara rreth dialogut. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme për normalizimin e gjitha çështjeve të hapura është urgjente dhe thelbësore për Kosovën dhe Serbinë, për përparimin drejt BE-së, stabilitetin dhe paqen në rajon. Tarifat duhet të largohet, bisedimet duhet të vazhdojnë” ka shkruar Mogherini.

Presidenti Vuçiq ka thënë gjatë bisedës se dialogu mund të vazhdojë vetëm pas tërheqjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Prishtinës dhe ndaljes së provokimeve siç është miratimi i Statutit të Trepçës, thuhet në një komunikatë nga Presidenca serbe.

Ai ka thënë se masat të tilla të njëanshme nga ana e Prishtinës dëmtojnë stabilitetin e rajonit.

Në bisedë u theksua se Serbia është e përkushtuar për zbatimin e reformave të nevojshme në rrugën evropiane, thuhet në komunikatë. /rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?