Mjeku nga Prizreni: Babai i pacientes më kërkoi të bëja aso sjellje, nuk i kam marrë 200 euro!

Ditën e djeshme u raportua për gjuhën e rëndë që mjeku nga Spitali i Prizrenit kishte përdorur ndaj pacientes së tij, e cila kishte dhimbje të mëdha si pasojë e sëmundjes së Apandesit [Zorra Qorre]. Kurse, sot ka reaguar edhe mjeku në fjalë, Rrahim Ymeri duke i mohuar të gjithë akuzat. Madje, ai ka arsyetuar […]

Kurse, sot ka reaguar edhe mjeku në fjalë, Rrahim Ymeri duke i mohuar të gjithë akuzat. Madje, ai ka arsyetuar edhe tonin e lartë të përdorur duke thënë se ka marr leje nga prindi, në mënyrë që pacientja të jetë më e qetë.

“Është e vërtetë që unë kam përdorur fjalor pak të ashpër por ky fjalor është bë me kërkesë të babait të pacientes, i cili nga unë ka kërkuar që të kem tonë më të ngritur që pacientja të jetë me qetë dhe të dëgjohen këshillat, e në atë kohë babai i pacientes ka qenë në korridor” është shprehur kirurgu nga Prizreni.

Kurse, akuzat e familjarëve që mantel bardhi ka marrë 200 euro në këmbim që të fuste në operacion pacientën e cila vuante nga e ashtu quajtura “zorra qorre” i ka mohuar vet mjeku në një prononcim për Indeksonline.

“Nuk është e vërtetë që e kam kushtëzuar operacionin me dhënien e mitos, e as nuk kam marrë 200 euro” ka thënë ai.

Kurse, në fund të bisedës doktori Ymeri ka thënë se në Spitalin Rajonal të Prizrenit nuk ka ardhur asnjë ankesë nga ana e familjarëve për këtë rast, madje ai ka këshilluar që të telefonojmë edhe babain e pacientes në mënyrë që të marrim edhe versionin tjetër të ngjarjes.

Rikujtojmë që ditën e djeshme Spitali i Prizrenit ka dhënë njoftimin se kirurgu Rrahim Ymeri është larguar përkohësisht nga puna.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?