Miratohet projektligji për administratën publike dhe agjencitë e pavarura

Miratohet projektligji për administratën publike dhe agjencitë e pavarura

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me votimin i amandamenteve të dala nga Komisioni për Administratë Publike për projektligjin për administratën shtetërore dhe agjencitë e pavarura. Fillimisht deputeti i PDK-së, njëhersh kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani, ka kërkuar nga deputetët e tjerë që të votojnë amadamentet e këtij projketligji, pasi që […]

Fillimisht deputeti i PDK-së, njëhersh kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani, ka kërkuar nga deputetët e tjerë që të votojnë amadamentet e këtij projketligji, pasi që siç tha ai, në të kundërtën do të ketë pasoja të mëdha në sistemin e reformës.

Hasani: Votoni amandamentet, përndryshe do të ketë pasoja të mëdha në systemin e reformës

“Mosmiratimi i amendamenteve do të ketë pasoja dhe ngërçet të cilat do ta prishin krejt sistemin e reformës në administratë dhe të ligjit për zyrtarët politik dhe ligjin për pagat. Unë kërkoj që të përkrahni të gjithë amandamentet e Komisionit funksional sepse ato janë amandamente të inkorporuara të deputetëve të cilët kanë marrë pjesë me sugjerime, me vërejtje, me këshilla”, tha ai.

Edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ftoi deputetët që të votojnë amandamentet përcjellëse të projektligjeve në fjalë, pasi që sipas tij, kjo do të ishte garancë për një administratë publike më të organizuar dhe më efikase.

Yagcilar: Aprovimi i amendamenteve garanci për një administratë më efikase

“Këto tre ligje si pako ligjore, ligji për organizimin e administratës shtëtrore, ligji për zyrtarët publik dhe ligji për pagat në sektorin publik janë esenciale për zhvillimin e reformave në administratën publike. Ju ftoj që të aprovoni amandamentet e komisionit parlamentar… me qëllim që të kemi një administratë publike më të organizuar dhe më efikase”, tha ai.

Ndërsa deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu kërkoi që amandamentet e projektligjeve në fjalë të votohen veç e veç.

Kurse, Armend Zemaj nga LDK sugjeroi që amandamentet të votohen në mënyrë elektronike.

Pas votimit të amendamenteve veç e veç është votuar edhe projektligji në tërsi, i cili ka marrë 64 vota.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?