Miratohen pagat e mësimdhënësve

Është miratuar amandamenti 71 i Ligjit për Paga që i rrit pagat e mësimdhënësve për rreth 20 për qind nga koeficienti fillestar. Ndërsa deputetët nuk e kanë përkrahur propozimin e Vetëvendosjes që mësimdhënësit në shkolla speciale ta kenë koeficinetin të barabartë me mësimdhënësit në shkolla fillore dhe shkolla të mesme të ulët. Dje Sindikata e […]
Ndërsa deputetët nuk e kanë përkrahur propozimin e Vetëvendosjes që mësimdhënësit në shkolla speciale ta kenë koeficinetin të barabartë me mësimdhënësit në shkolla fillore dhe shkolla të mesme të ulët.
Dje Sindikata e Arsimit ka arritur marrëveshje me koalicionin qeveritar për ndërprerjen e grevës që vazhdonte tash e tre javë.
Sipas dokumentit, paga bazë për mësimdhënësit e shkollave të mesme do të jetë 717 euro, për atë në nivelim e mesëm të ulët 645 euro, fillore 549 euro, parashkollorë 537 euro, edukatoret 478 euro dhe punëtorët teknikë 346 euro.












