Ministria e Mbrojtjes tregon kur shpallet konkursi për ushtarët e rinj

Ministria e Mbrojtjes tregon kur shpallet konkursi për ushtarët e rinj

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës pritet që më datë 11 shkurt 2019 do të shpallë zyrtarisht konkursin publik për rekrutimin e rekrutëve (OR1) – ushtarëve që do të shërbejnë në komponentën aktive të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Afati i konkurrimit do të jetë deri më 22 shkurt 2019. Konkursi do të shpallet […]

Konkursi do të shpallet mbi bazën e Planit të Veprimit 2019 të Ministrisë së Mbrojtjes. Bazuar në këtë plan do të zhvillohet edhe procesi i shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes së rekrutëve të rinj që do të pranohen në FSK, thuhet në njoftim.

Kriteret e përgjithshme për rekrut/OR1(ushtar) të FSK-së do të jenë: Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; të këtë të përfunduar shkollën e mesme; të jetë i moshës 18-23 vjeç; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë aftësitë e nevojshme shëndetësore e fizike për vendin e shërbimit si dhe të mos jetë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë.

Procedurat e shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes do të jenë: Shqyrtimi fillestar i aplikacioneve; testi i aftësive; testi fizik; intervista me shkrim dhe me gojë; testi mjekësor; trajnimi; verifikimi; emërimi si dhe e drejta e ankesës.

Dokumentet e kërkuara për aplikim sipas konkursit do të jenë: Diploma (dëshmi) e shkollimeve të përfunduara; dëshmi; certifikata; mirënjohje (nëse posedon); certifikata e lindjes (jo me të vjetër se 6 muaj); certifikata e shtetësisë; vërtetimi nga gjykata që nuk është nën hetime apo  i ndjekur penalisht; kopje e letërnjoftimit apo pasaportës si dhe dy fotografi të formatit (5 cm x 5 cm).

Shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët konkurrojnë mund të pranohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi të kenë plotësuar kërkesat dhe kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes. Pranimi në FSK konfirmohet pas përfundimit të trajnimit bazik dhe gjatë kësaj kohe kandidatët do të cilësohen si rekrutë (OR1). Pas përfundimit të trajnimit bazik rekrutët marrin gradën e ushtarit.

Formularët për aplikim do të jenë në dispozicion në të gjitha kazermat e FSK-së, si dhe në  ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, www.mksf-rks.org, apo www.rks-gov.net/mfsk ku do të publikohet edhe konkursi. Formularët duhet të dorëzohen personalisht, në të gjitha kazermat e FSK-së, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?