Mero Baze godet Kurtin, e quan “profet” të bashkimit kombëtar që mallkon ëndrrën e tij

Publicisti shqiptar Mero Baze është treguar i ashpër me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, duke nxjerrë sheshit ato që sipas tij janë kontradikta brenda qëndrimit dhe pozicionimit politik të Kurtit. Në kolumnen me titull “Profeti” i bashkimit kombëtar, që mallkon ëndrrën e tij ai thotë se liderit të VV-së i falen të gjitha, edhe […]
Publicisti shqiptar Mero Baze është treguar i ashpër me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, duke nxjerrë sheshit ato që sipas tij janë kontradikta brenda qëndrimit dhe pozicionimit politik të Kurtit.
Në kolumnen me titull “Profeti” i bashkimit kombëtar, që mallkon ëndrrën e tij ai thotë se liderit të VV-së i falen të gjitha, edhe ndërhyrjet në jetën politike në Shqipëri, nëse ëndrra e tij për bashkim kombëtar është e vërtetë.
Por sipas Baze, Kurtin e nxjerr të “gënjeshtërt” kundërshtimi që ai i bën emërimit të dy ministrave nga Kosova në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Gjuhën me të cilën lideri i Vetëvendosje argumenton kundër këtyre dy emërimeve publicisti shqiptar e quan “nivel ordiner i të bërit politikë”, ndërsa ngre dilemën nëse Kurti është hipokrit i madh, apo politikan i vogël.
Kjo kolumne përmbyllet me konkluzën e Baze se Kurti është “një njeri, që e ndan sot më shumë se kushdo tjetër, Shqipërinë nga Kosova”.
Shkrimin e plotë të tij mund ta lexoni KËTU.