Mbyllja e programeve të akredituara, rektorët paralajmërojnë protesta

Mbyllja e programeve të akredituara, rektorët paralajmërojnë protesta

Rektorët e gjashtë universiteteve publike në vend u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin hapa konkretë në zgjidhjen e problemeve rreth mbylljes së programeve të akredituara, ndërsa paralajmërojnë protesta në forma të ndryshme deri në realizimin e kërkesave. Pas takimeve me kryeparlamentarin Kadri Veselin, zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe Komisionin Parlamentar për Arsim, […]

Pas takimeve me kryeparlamentarin Kadri Veselin, zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe Komisionin Parlamentar për Arsim, Konferenca e Rektorëve e vlerëson përkushtimin e tyre për gjetjen e zgjidhjes në lidhje me njoftimin e AJA-së për mbylljen e programeve të akredituara.

Njëherësh, Konferenca e Rektorëve beson se reagimi i saj ka rikthyer në opinion publik çështjen e autonomisë së universiteteve, e sulmuar viteve të fundit nga grupet e interesit politik, si dhe ka shtuar besimin e profesoratit e të studentëve për ruajtjen e sistemit të lartë publik arsimor nga degradimi.

Konferenca e Rektorëve pajtohet me idenë e diskutuar në takime me institucionet e Kosovës për rishqyrtimin e strategjisë për zhvillimin e arsimit të lartë publik në vendin tonë dhe beson se studentët nuk duhet të pësojnë në këtë angazhim për arsimin e lartë publik dhe autonominë universitare.

Për më tepër, Konferenca e Rektorëve kërkon që provimet e afatit të janarit dhe semestri i dytë do të fillojnë në secilin universitet publik sa më shpejt që të jetë e mundur dhe në kohën e duhur.

Deklarata është nënshkruar  nga rektori i UHZ në Pejë, Fadil Millaku, ai i UP-së, Marjan Dema, rektori i UIMB Mitrovicë Alush Musaj, ai i UKZ në Gjilan Bajram Kosumi, rektori Shaban Buza – UGJFA Gjakovë  dhe Agron Bajraktari, rektori i USHA në Ferizaj.

Ndryshe, Agjencia e Akreditimit të Kosovës (AKA) më datë 18.01.2019, i ka njoftuar në formë elektronike Universitetet Publike të Kosovës, për vendimet e marra nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

Në mbledhjen e mbajtur më 15 dhe 16 janar 2019, KShC-ja ka tërhequr akreditimin për shumë programe studimore të universiteteve publike, posaçërisht të universiteteve të reja publike – 40% të programeve që përfshijnë përafërsisht 70% të studentëve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?