LDK: Jemi për dialog dhe për miqësi të përhershme me SHBA’në

LDK: Jemi për dialog dhe për miqësi të përhershme me SHBA’në

Gjatë ditës së djeshme shumë media raportuan se Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideronte të papranueshëm qëndrimin e Qeverisë lidhje me refuzimin që ia bëri kërkesës së SHBA-ve për pezullimin e taksës Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka dalur me një reagim zyrtar sa i përket raportimeve të fundit dhe ka treguar haptazi se në […]

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka dalur me një reagim zyrtar sa i përket raportimeve të fundit dhe ka treguar haptazi se në asnjë rrethanë kjo parti nuk ka qenë kundër miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Periksopi.

LDK ka thënë se mediat kanë dezinformuar opionionin dhe se kjo parti ‘është shprehur për miqësi të përhershme me SHBA-në’ si dhe është e gatshme të futet edhe në procesin e dialogut.

Ky është reagimi i plotë i LDK-së:

Kosova është në një gjendje delikate prandaj nuk ka nevojë, pavarësisht animeve politike, të dezinformohet opinioni duke bërë krahasime të paqëndrueshme, ashtu si i bëri indeksonline.net se LDK para një muaji refuzoi ShBA-në ndërsa sot akuzon Qeverinë Haradinaj për mos heqje të taksës.

LDK-ja është shprehur qartë për miqësi të përhershme me ShBA-në, ka përkrahur dhe përkrah dialogun për normalizim të mardhënieve me Serbinë, që rezulton në njohje reciproke të dy shteteve sovrane. Ky është qëndrimi i vërtetë dhe i vetëm i LDK-së.

LDK, në këtë legjislaturë është parti opozitare dhe vepron nga opozita në mënyrë pozitive dhe konstruktive në interes të Kosovës dhe të stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

LDK është shprehur se është në përgjegjësinë e koalicionit qeverisës i cili ka vendosur për taksën, të vendosin për fatin e saj. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?