LAJMI I FUNDIT: Haradinaj shkarkon Rikallon

Para pak çastesh kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim për lirim nga detyra të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo – raporton Periskopi. Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, ku ka publikuar vendimin. Tutje , Haradinaj e ka falendëruar ministrin serb për bashkëpunimin. Shkarkimi i […]
Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, ku ka publikuar vendimin.
Tutje , Haradinaj e ka falendëruar ministrin serb për bashkëpunimin.
Shkarkimi i Rikallos ka qenë një prej pesë kushteve të Partisë Socialdemokrate për votimin e Projektligjit për Buxhetin 2019, në seancën e sotme të Kuvendit.
Publikimi i plotë i Haradinajt dhe vendimi për shkarkimin e Rikallos:
Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.
Z. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.
Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur.
RH













