Labinot Tahiri: Mos ma bëni gajlen mua se ku shkoj, brengosuni për Trepçën

Sipas Labit, lajmi nga Brukseli për Trepçën është më i dhimbshëm për ne Deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri ka kaluar në partinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Lajmi për kalimin e Labit në AAK, bëri bujë të madhe te publiku, mirëpo sipas Labit çështja e Trepçës se duhet të jetë temë e bisedimeve me Serbinë është […]
Lajmi për kalimin e Labit në AAK, bëri bujë të madhe te publiku, mirëpo sipas Labit çështja e Trepçës se duhet të jetë temë e bisedimeve me Serbinë është më e rëndësishme dhe më e dhimbshme se kjo e Labit.
Përmes një postimi të bërë në Facebook, Labi ka thënë se ndrrimi i partisë së tij nuk është se i ka bërë ndonjë dëm Kosovës.
“Lajmi nga brukseli se për Trepçën duhet të dialogohet me Serbinë, është më i rëndësishëm dhe i dhimshëm për ne, se sa ku kaloj unë në grupe parlamentare apo parti politike që çdo deputet mund të dalë në grupe parlamentare! Pra brengosuni, e kërkoni për TREPÇËN se sa për mua mos u shqetësoni , se as edhe një dëm nuk ia kam ba KOSOVËS DHE JUVE QYTETARË TË NDERUAR”, ka shkruar Labi në Facebook. Kujtojmë se, Kuvendi i Kosovës më 3 shkurt ka miratuar statutin e Minierës së Trepçës. Dokumenti i kaluar me 80 vota pro, parashikon regjistrimin e saj si një ndërmarrje te re në përputhje me ligjin e miratuar në vitin 2016, sipas të cilit, Qeveria e Kosovës bëhet pronare me 80% të kapitalit.












