Ky është dokumenti që tregon se Ismail Qemali mori “aminin” e Turqisë për pavarësinë e Shqipërisë

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka publikuar sot një letër të shkruar në gjuhën osmane, dhe e cila siç ai e interpreton është përgjigja që qeveria e Stambollit i kishte dhënë komandantit të Vilajetit të Janinës, Esat Pashë Janinës, në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Sipas dokumentit që thuhet të mbajë datën 27 nëntor 1912, […]
Analisti Nexhmedin Spahiu, ka publikuar sot një letër të shkruar në gjuhën osmane, dhe e cila siç ai e interpreton është përgjigja që qeveria e Stambollit i kishte dhënë komandantit të Vilajetit të Janinës, Esat Pashë Janinës, në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Sipas dokumentit që thuhet të mbajë datën 27 nëntor 1912, pra vetëm një ditë para shpalljes së Shqipërisë së pavarur nga Stambolli, qeveria e kësaj qenka pajtuar për pavarësimin e shqiptarëve dhe për këtë e ka dhënë pëlqimin direkt për Ismail Qemailin.
“Dokumenti i mëposhtëm është nga arkivat osmane dhe mban datën 27 nëntor 1912. Është një vendim i kabinetit qeveritar osman i nënshkruar nga anëtarët e këtij kabineti si përgjigje në pyetjen e shtruar nga kryekomandanti osman i Vilajetit të Janinës, Esat Pashë Janina. Ai kërkon nga qeveria e Stambollit një udhëzim se çfarë duhet të bëjë me Ismail Qemal Vlorën dhe bashkëpunëtoret e tij të cilët kishin lënë Durrësin dhe priteshin nga çasti në çast të mbërrinin në Vlorë për të mbajtë një kuvend mbi çështjen e Shqipërisë. Përgjigja e Stambollit ishte e qartë: MOS E PENGONI. E KA PAJTIMIN TONË. MV., 171/53, 17.12.1330 (27 nëntor 1912)”, ka interpretuar letrën Spahiu në profilin e tij në Facebook.
Shiheni më poshtë dokumentin në gjuhën osmane:

Ja postimi i Spahiut:













