Kuvendi po diskuton për Projektligjin e dialogut me Serbinë

Kuvendi po diskuton për Projektligjin e dialogut me Serbinë

Kuvendi i Kosovës po shqyrton Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetërorë të Republikës së Kosovës, në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka prezantuar Projektligjin para deputetëve, ku ka thënë  se kryefjala e këtij projektligji është Kushtetuta e Kosovës dhe mbrojtja strategjike e vendit. Hoxhaj tha […]

Kuvendi i Kosovës po shqyrton Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetërorë të Republikës së Kosovës, në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka prezantuar Projektligjin para deputetëve, ku ka thënë  se kryefjala e këtij projektligji është Kushtetuta e Kosovës dhe mbrojtja strategjike e vendit.

Hoxhaj tha se projektligji i jep mandat të plotë delegacionit shtetëror, dhe me këtë rregullohet llogaridhënia politike para Kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Rregullon atë se çfarë mund dhe nuk mund të negociohet, cilat janë vijat e kuqe të Kosovës në këtë proces, funksionimin e delegacionit shtetëror, strukturën dhe përgjegjësitë e tij, sikurse edhe koordinimin në mes të delegacionit shtetëror të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës, duke përfshi Kuvendin, Presidentin dhe qeverinë e Kosovës”, tha ai.

Tutje, ai tha se projektligji e rregullon përbërjen e barabartë të të gjitha subjekteve politike, se si të përfaqësohen në delegacion, dhe krijon mundësi të ketë edhe një përfaqësues nga shoqëria civile.

Por, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha se ligji në fjalë do të legjitimonte ndarjen e vendit.

“Sot para nesh e kemi një ligj që i jep legjitimitet, e mbështetje të plotë politike presidentit dhe legalizon planet e tij për copëtim të vendit që deri tani nuk gjenin aleatë në Kosovë por ngelin thjeshtë si plane ruso-serbe për ndarjen e Kosovës. Ligji në kundërshtim me të që tha zv. Kryeministri, lëre që nuk pozicionohet në raport me negociatat e deritanishme të udhëhequra herë në mënyrë të fshehtë herë publike në nivel presidentësh, por hap rrugë që negociatat për territor të vazhdojnë duke mos vendosur asnjë kufizim të vetëm dhe asnjë vijë të kuqe për asnjë temë. Pra, ky ligj lejon edhe negociim të ndarjes edhe të shkëmbimit, edhe të korrigjimit edhe të Asociacionit të Komunave Serbe edhe ekstra territorialitetit e çka jo tjetër. Por ky ligj e ka një kusht, e ai është që kur Thaçi të shkojë në Bruksel t’i marrë edhe disa të tjerë me vete, por disa  të tjerë që nuk do ta ndalojnë copëtimin e vendit, por me ketë ligj thjeshtë do ta legjitimojnë atë”, tha ajo.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca kërkoi që Kuvendi të nxjerr një dokument, i cili do t’i ndalonte presidentit të vendit negociatat me Serbinë.

“Mendoj që për dy arsye Kuvendi i Kosovës duhet me nxjerr një dokument i cili ia ndalon negociatat me Serbinë, Hashim Thaçit, ajo për të cilën kemi nevojë në këtë Kuvend është një dokument që ia ndalon atij çfarëdo negociata me Serbinë. Janë dy argumente shumë të fuqishme pse duhet kjo me ndodh, e para ka të bëjë me  temat që ai po i hap në dialog me Serbinë, e kemi një president i cili, më falni, por në muajin shtator të vitit të kaluar ka thënë që është duke negociuar me Vuçiqin kufirin e gjatë 430 kilometra mes Serbisë dhe  Kosovës, siç e thotë edhe shkenca e Gjeografisë kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është rreth 370 km katorë, kah i dolën 60 km më shumë presidentit tonë. Qysh mundet me shku presidenti deri në këtë pikë të negociatave me Serbinë”, tha ai.

Debati për projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës pas miratimit të projektligjit për pagat në sektorin publik

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?