Kuvendi më në fund e voton Buxhetin 2019

Pas gati 15 orëve seancë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për Buxhetin 2019 – raporton Periskopi. Me 65 vota pro, kaloi ky projektligj shumë i rëndësishëm. Kalimin e Ligjit për Buxhetin e mundësuan votat e deputetëve të PSD’së, pas plotësimit të të gjitha kushteve të tyre, të caktuara më parë. Ende pa […]
Me 65 vota pro, kaloi ky projektligj shumë i rëndësishëm.
Kalimin e Ligjit për Buxhetin e mundësuan votat e deputetëve të PSD’së, pas plotësimit të të gjitha kushteve të tyre, të caktuara më parë.
Ende pa nisur seanca e Kuvendi të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj mori vendim për shkarkimin e ministrit serb të Bujqësisë, Nenad Rikallo, i cili ishte kushti i parë i PSD’së për votimin e Ligjit për Buxhetin.
Më pas, kushtet e tjera PSD’së iu plotësuan në Kuvend.
Seanca e Kuvendi të Kosovës nisi me debatin për ligjet për reformën në Administratën Publike.
Kështu, deputetët miratuan Ligjin për Paga në lexim të dytë gjatë seancës së sotme të Kuvendit me më shumë se 60 vota pro.
Po ashtu, u miratua Ligji për Dialogun, i cili ia përcakton detyrat, përgjegjësit dhe kompetencat Ekipit Shtetëror në Dialogun me Serbinë.
E, para pak çastesh me 63 vota pro Kuvendi i Kosovës miratoi propozimin e PSD’së për formimin e Komisionit Ad Hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social.
Kushti i vetëm i PSD’së i cili kërkon më shumë kohe është Ligji për Qeverinë, për të cilin Qeveria Haradinaj ka kohë tre muaj për ta sjell në Kuvend. Ky ligj, sipas kërkesës së PSD’së duhet ta saktësojë në mënyrë pa-ekuivoke, përveç tjerash çështjen e numrit të zv-ministrave për një ministri. Kërkesë konkrete është që nuk mund të ketë më shumë se 2 zv. ministra për Ministri./PERISKOPI