Kushtetuesja ia hedh poshtë kërkesën Abrashit, Shpend Ahmeti mbetet kryetar i Prishtinës

Kushtetuesja ia hedh poshtë kërkesën Abrashit, Shpend Ahmeti mbetet kryetar i Prishtinës

Arban Abrashi i LDK’së e ka humbur rastin që e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kundër kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka dalë në favor të Shpend Ahmetit, ku vendoset se ai mbetet kryetar i Komunës së Prishtinës dhe se nuk do të ketë zgjedhje në Prishtinë, ashtu siç kishte […]

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka dalë në favor të Shpend Ahmetit, ku vendoset se ai mbetet kryetar i Komunës së Prishtinës dhe se nuk do të ketë zgjedhje në Prishtinë, ashtu siç kishte kërkuar kundërshtari i tij nga LDK’ja, Arban Abrashi.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së”,thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në aktgjykimin e Kushtetueses thuhet se gjykata, njëzëri, refuzoi si të pabazuar kërkesën e parashtruesve të kërkesës për seancë dëgjimore sepse nuk konsideroi se kishte ndonjë paqartësi rreth “provave apo ligjit”.

Gjykata konstatoi se dokumentet e përfshira në kërkesë janë të mjaftueshme për të vendosur meritat e këtij rasti.

Arban Abrashi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pretenduan se Gjykata Supreme, por edhe PZAP-i, në procedurat e zhvilluara për shqyrtimin e ankesave dhe apeleve të tyre, kanë dështuar të ofrojnë mbrojtje gjyqësore të të drejtave të tyre të garantuara me Kushtetutë dhe, për pasojë, vendimet e këtyre autoriteve publike, kanë rezultuar në shkelje të të drejtave të tyre zgjedhore dhe të pjesëmarrjes të garantuara me nenin 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] të Kushtetutës.

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi e kishte çuar në Kushtetuese në maj të vitit të kaluar zgjedhjen e Shpend Ahmetit për Kryetar të kryeqytetit, e cila ka të bëj me vlerësimin e zgjedhjeve të raundit të dytë të balotazhit në Prishtinë të vitit 2017.

Shpend Ahmeti kishte dalë fitues i zgjedhjeve për kryetar të Prishtinës, duke marrë edhe mandatin e dytë për ta drejtuar kryeqytetin.

Ahmeti fitoi këto zgjedhje pas numërimit të votave me kusht, me postë dhe personave me aftësi të kufizuara.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?