Kurti vazhdon me linçimin publik të Haxhiut: Gent Cakaj është ministër i tij, jo i Shqipërisë

Albin Kurti thotë se ideja për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë e ka origjinën në Beograd. I ftuar në emisionin ‘A’, Kurti ka linçuar sërish, publikisht gazetarin Baton Haxhiu duke thënë se ‘një njeri i urryer në Kosovë ka ndikim në Tiranë’. I pyetur për rastin e Gent Cakajt, Kurti ka thënë se ai […]
Albin Kurti thotë se ideja për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë e ka origjinën në Beograd.
I ftuar në emisionin ‘A’, Kurti ka linçuar sërish, publikisht gazetarin Baton Haxhiu duke thënë se ‘një njeri i urryer në Kosovë ka ndikim në Tiranë’.
I pyetur për rastin e Gent Cakajt, Kurti ka thënë se ai nuk është ministër as i Kosovës e as i Shqipërisë, por është ministër i Baton Haxhiut’.
“Sa i përket rastit te ish anëtarit të Vetëvendosjes, Gent Cakajt, ne kemi dalur me një qëndrim publik. Ai nuk është ministër i Kosovës e as i Shqipërisë. Ai besa nuk është as ministër i Edi Ramës. Ai është ministër i Baton Haxhiut dhe Stanishiqit”, ka thënë Kurti.












