Krasniqi për rastin në Drenas: Është rezultat i frikës së mbjellur nga njerëzit me pushtet

Krasniqi për rastin në Drenas: Është rezultat i frikës së mbjellur nga njerëzit me pushtet

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s Jakup Krasniqi, ka shkruar për rastin tronditës në Drenas, duke thënë se raste të tilla ndodhin si pasojë e rezultatit të frikës së mbjellë nganjerëzit me pushtet. Në një mesazh të publikuar në profilin e tij në Facebook, Krasniqi shkruan se ‘krimi gjendet në çdo segmenet të institucioneve’, shkruan […]

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s Jakup Krasniqi, ka shkruar për rastin tronditës në Drenas, duke thënë se raste të tilla ndodhin si pasojë e rezultatit të frikës së mbjellë nganjerëzit me pushtet.

Në një mesazh të publikuar në profilin e tij në Facebook, Krasniqi shkruan se ‘krimi gjendet në çdo segmenet të institucioneve’, shkruan Periskopi.

Ja postimi i plotë i tij:

KRIM KA KUDO KU CENOHET LIRIA, INTEGRITETI DHE DINJITETI I NJERIUT

Rasti i Drenasit ka nxjerrë në sipërfaqe një krizë morale të heshtur, por jo të paditur edhe në nivelin kombëtar. Ketë krizë nuk kemi dashur ta shohim për shumë arsyeje. Jemi bërë bash si struci që fut kokën në zall për të mos parë rrezikun. E rrezikut nuk mund t’i ikesh duke e heshtur a mbyllur sytë. Kriza morale që po zgjatë goxha shumë në hapësirën shqiptare dhe ka përfshirë shumë segmente të shoqërisë publike e institucionale, filluar nga familja, nga shkolla, siguria, prokuroria, gjyqësori, shëndetësia etj. Pra krimi gjendet në çdo segment të përmendur a institucion që nuk është në përgjegjësin e funksionit dhe obligimeve që i kanë me ligje. Në rastin konkret, krimi ka ndodhur në shkollë, ka vazhduar aty ku është dashur të mbrohet e drejta e njeriut dhe të ndiqet krimi, pastaj është vazhduar në shëndetësi e ka përfunduar në sistemin e Drejtësisë. Dhe të gjitha këto segmente shtetërore paguhen nga paraja publike për të mbrojtur të drejtat e njeriut! Kjo është tepër e dhimbshme! Kësaj çështje vetëm sovrani mund t’i jep zgjidhjen e duhur. Sytë janë për të parë!

Pse është kjo?

Kjo është rezultat i frikës së mbjellë nga njerëzit e veshur me pushtet e pushtetin e kanë si rezultat i votave të marra nga qytetarët dhe paguhen nga paraja publike. Të cilin pushtet e përdorin për të punësuar e larguar njerëz nga puna e për t’i bërë ata që të heshtin ose përndryshe mbesin pa punë e siguri për jetën. Kjo gjendje ka sjellë shumë frikë dhe shumë heshtje në shoqërinë tonë, sidomos për vepra të ngjashme, por jo të vetmet.
Kështu është përhapur frika për t’ju nënshtruar atyre të paprekshmeve, që në fakt ata do të duhej t’i frikësoheshin sovranit (qytetarëve). Frika të bënë t’i heshtësh padrejtësitë e atyre që i paguajnë qytetarët për t’ju shërbyer atyre, për t’ua bërë jetën më të dinjitetshme!
Këto dukuri do të ndodhin deri atëherë sa të na mungon guximi për ta mbrojtur lirinë, integritetin e dinjitetin tonë të fituar jo pa guxim e sakrifica! Ndërsa drenicasit kishin shumë guxim ta luftonin pushtuesin shekullor. Ata as sot nuk duhet ta heshtin asnjë lloj frike e presioni a vepre kriminale ngado që vije ajo.

Shkurt: liria o mbrohet çdo ditë e në çdo situatë ose humbet çdo herë kur na del nga mendja se jemi të lirë për të menduar e folur a pirë kafe me secilin bashkëvendës e bashkëkombës kudo që takohemi!

Të shpresojmë se nga ky rast dhe rastet e ngjashme do të nxjerrim mësim që ta nisim një fillim të ri, që në asnjë institucion publik mos të gjejnë strehë të paaftët dhe abuzuesit e pozitave publike! Ky kancer që ka shtrirje të gjerë në shoqëri e sidomos në institucione publike duhet shëruar e eliminuar, sa më parë, aq më mirë!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?