Krasniqi: Mos u boni komunistë e me thanë kurrkush s’guxon me u pagu ma shumë se presidenti

Krasniqi: Mos u boni komunistë e me thanë kurrkush s’guxon me u pagu ma shumë se presidenti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kundërshtuar vendimin që presidenti i Kosovës të ketë pagën më të lartë në vend dhe se askush tjetër nuk mund të paguhet më shumë – raporton Periskopi. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Krasniqi ka thënë se koncepti se presidenti është lider suprem me […]

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Krasniqi ka thënë se koncepti se presidenti është lider suprem me pagë e me gjithçka tjetër, është koncept më shumë se komunist.

“Me e kufizu TRUST’in e krejt agjencitë është absurditet. S’ka koncept politik e as ekonomik. Kjo është me ba hajgare. Ka amendamente që me miliona e bllokojnë shtetin, e ju tentoni me i kursye këtu 500 mijë euro. Mos boni hajgare more. Me këtë logjikë, s’guxojnë në Trust me u pagu ma shumë se deputetët, se kishe deputeti koka ma i miri se neve na paska zgjedh populli”, ka thënë Krasniqi.

Sipas deputetit të PDK’së, në TRUST punojnë profesionistët dhe gjithherë kanë pasur një performancë të mirë.

“E sot çka po dojna me ba, me thanë që i kena disa ekspertë e disa kushëri.  Nuk pajtohem me logjikën se presidenti e ka koeficientin 10, e kërkush s’guxon me pas pagë ma të madhe. Qit ide po doni me instalu. Ju lutemi kolegë që s’mundemi me ba ligje, bazuar në inate personale. Ndërmarrjet publike duhet me kanë konkurrente me ndërmarrje private në treg të lirë”, ka thënë Krasniqi.

Kundër Krasniqit kanë dalë deputetë të LDK’së e Vetëvendosjes, raporton Periskopi.

Deputetja Hykmete Bajrami e deputeti Glauk Konjufca kanë përmendur humbjet milionëshe të TRUST’it në vitin 2018.

“Për çfarë parimesh po flisni ju tash. Ju po thoni se duhet të vlej ky ligj deri më 2022, e pastaj çka me ndodh? Çka dallon tash prej vitit 2022. Mos e ke për me mbrojt dikë aty”, ka thënë deputetja e LDK’së, Bajrami.

Ndërsa, Konjufca tha se është e papranueshme që dikush në Kosovë të ketë pesëfishin e pagës mesatare në vend./PERISKOPI

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?