Kosovarja që hyri në librin ‘Guinness’: Unë ende nuk kam marrë ndonjë shpërblim nga shteti i Kosovës

Kosovarja që hyri në librin ‘Guinness’: Unë ende nuk kam marrë ndonjë shpërblim nga shteti i Kosovës

Kosovarja që hyri në Librin e rekordeeve “Guinness”, Arbnora Fejza Idrizi ka rrëfyer në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini rrugëtimin e saj drejt suksesit botëror Arbnora Fejza Idrizi nga komuna e Skënderajt, ka shënuar një rekord të ri në Librin e rekordeve botërore “Guinness”, me lulen më të madhe në botë të punuar nga […]

Arbnora Fejza Idrizi nga komuna e Skënderajt, ka shënuar një rekord të ri në Librin e rekordeve botërore “Guinness”, me lulen më të madhe në botë të punuar nga letra origami.

Lulja origami që e vendosi emrin e Arbnorës në librin e famshëm botëror ka një madhësi prej 8.7 metrash. E lajmi është bërë publik edhe në faqen zyrtare të Librit të Guinness-it.

Arbnora është e martuar dhe ka tre fëmijë. Ka mbaruar fakultetin e Edukimit dhe për dhjetë vite ka punuar në arsim.

Ajo thotë se që nga fëmijëria ka pasur ambicie dhe dëshira që tani ka rezultuar edhe me këtë rekord në Guiness.

Puna me origami ka filluar gjatë studimeve të fakultetit ku edhe e kanë pasur një lëndë që kanë bërë punë dore.

Rekordmenia tregon se aplikimi për Guinness ka pasur sfidat e veta. Ajo thotë se zyrtarët e Guinness kërkonin informata edhe për personalitetin e saj, pasi siç tregon ajo, kishte rëndësi edhe kush do të paraqiste këtë sukses.

Arbnora ka thënë se deri te ky sukses ka pasur shpenzime të shumta, por të gjitha këto shpenzime i ka mbuluar Komuna e Skenderajt.

Gruaja nga Drenica tregon se përpos certifikatës që pranon nga “Guinness” nuk ka ndonjë kompensim financiar, dhe shpenzimet në vendet demokratike i bartë shteti, madje sipas saj edhe i shpërblen rekordmenët.

“Unë ende nuk kam marrë ndonjë shpërblim nga shteti i Kosovës…Në të ardhmen nuk e përjashtoj mundësinë të shkoj në ndonjë shtet tjetër nëse nuk kam mbështetje nga Kosova”, ka treguar Fejza – Idrizi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?