Kosnett viziton Policinë e Kosovës, pas abuzimit seksual të 16 vjeçares nga hetuesi policor

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar sot Policinë e Kosovës – raporton Periskopi. Në një njoftim për media bëhet e ditur se ai është takuar me drejtorin e Policisë, Reshat Qalajn. Kjo vizitë e ambasadorit amerikan erdhi pas raportimeve në media për abuzimin seksual që iu bë 16 vjeçares nga Drenasi, nga një […]
Në një njoftim për media bëhet e ditur se ai është takuar me drejtorin e Policisë, Reshat Qalajn.
Kjo vizitë e ambasadorit amerikan erdhi pas raportimeve në media për abuzimin seksual që iu bë 16 vjeçares nga Drenasi, nga një hetues policor.
“Drejtori Qalaj iu adresua me një falënderim të veçantë ambasadorit amerikan z. Kosnett për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme që SHBA-ja ka bërë dhe po vazhdon ta bëjë ndaj Policisë së Kosovës, njëkohësisht njoftoi të pranishmit se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore karshi qytetarëve pa dallime, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim për media.
U bë e ditur se temë diskutimi e këtij takimi ishin siguria e përgjithshme në Kosovë, lufta kundër të gjitha llojeve të krimit, ngritja dhe forcimi i integritetit dhe kapaciteteve policore, vazhdimi i bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, si dhe synimi drejt anëtarësimit të PK-së në organizata ndërkombëtare.
“Ambasadori Kosnett vlerësoi përpjekjet dhe kontributet e PK-së për sigurinë e të gjithë qytetarëve, dhe ishte i inkurajuar nga politikat e Policisë së Kosovës që kanë të bëjnë me përfshirjen dhe trajtimin e barabartë të të gjitha etniciteteve. Ambasadori Kosnett konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Amerikës ndaj Policisë së Kosovës, veçanërisht në lidhje me fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë”përfundon njoftimi./PERISKOPI












