Konjufca në mënyrë indirekte mbron ministrin serb Rikallo

Konjufca në mënyrë indirekte mbron ministrin serb Rikallo

hefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij nuk do ta votojë nesër Projektligjin për Buxhetin 2019. “Nuk do ta votojmë buxhetin sepse është buxhet i cili nuk përmbush nevojat e qytetarëve por është buxhet për nevojat e qeveritarëve. Kjo qeveri është qeveri e asfaltit …. ne shpenzojmë […]

hefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij nuk do ta votojë nesër Projektligjin për Buxhetin 2019.

“Nuk do ta votojmë buxhetin sepse është buxhet i cili nuk përmbush nevojat e qytetarëve por është buxhet për nevojat e qeveritarëve. Kjo qeveri është qeveri e asfaltit …. ne shpenzojmë 140 milionë euro për autostradë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca i ka quajtur pazare kushtet e PSD-së për votim të buxhetit.

“Mendoj se është kërkesë vetëm sa për të bërë pazare me pushtetin, me ja dhanë një lloj velloje patriotike”, u shpreh ai.

Kërkesa e PSD-së për votim të buxhetit është edhe shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Sa i përket kësaj kërkese, Konjufca ka thënë se më mirë është me ra krejt qeveria e bashkë me të edhe Rikallo, sesa vetëm Rikallo.

“Ma mirë është me ra kjo qeveri ku do të shkonte edhe Rikallo, se sa veq Rikallo. Këto janë pazare, pazare ka pasur edhe për rastin e Shpend Ahmetit në Gjykatën Kushtetuese…”, u shpreh Konjufca  në një intervistë.

Duke folur për taksën dhe kërkesat për pezullimin e saj, shefi i GP-së të VV-së, theksoi se i gjithë presioni ndaj Haradinajt është i lidhur në zinxhir.

“Kur e vendosëm tarifën gara ke kush e vendosi, e tash kush e ka fajin. Krejt ka të bëjë me faktin se në fillim Vuçiqi u pozicionua kundër taksës, e bllokoi dialogun, Mogherini ju ankua Trumpit e Trumpi po i bënë presion Ramushit”, tha Konjufca.

Konjufca theksoi se në momentin që do të vie në Kuvend mocioni i votëbesimit për rrëzimin e qeverisë, do ta votojnë.

“Ne nuk jemi për ta mbajt këtë qeveri, në momentin që do të vie një mosbesim në kuvend normalisht që ne do ta votojmë. Ne nuk mund ti shndërrohemi në patericë një pushteti që nuk mund të qëndrojë në këmbë të veta”, tha Konjufca.

Ai shtoi se në këtë situatë edhe zgjedhjet janë zgjidhje dhe se VV është pro zgjedhjeve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?