Koci: Kosova nuk e ka plotësuar edhe një kusht për viza

Sipas avokatit Arianit Koci, Kosova nuk e ka plotësuar një kusht për liberalizimin e vizave, atë të natyrës religjioze, pasi shumica e qytetarëve të Kosovës konsiderohet se i përkasin fesë islame Ani pse shumica e popullit në Kosovë janë deklaruar mysliman, Koci është shprehur i bindur se shqiptarët janë tolerantë në aspektin e religjionit. Postimi […]
Ani pse shumica e popullit në Kosovë janë deklaruar mysliman, Koci është shprehur i bindur se shqiptarët janë tolerantë në aspektin e religjionit.
Postimi i plotë i Kocit:
Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Por, nuk e ka plotësuar një kusht natyroro religjioz: Shumica e popullatës është myslimane.
Sidoqoftë, thellësisht jam i bindur që ne shqiptarët, jemi një ndër popujt më tolerant në aspektin fetar.
Islamofobia është e rrënjosur në disa qarqe ekstreme të BE-së.
Dicka duhet të bëhet për të ndryshuar këtë mentalitet. Ndoshta, luftimi i krimit dhe korrupsionit edhe më shumë do të mund ta zvogëlonte peshën e religjionit në vendimet e BE-së.












