Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve thërret konferencë të jashtëzakonshme për rastin e 16 vjeçares

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, nisur nga rasti i fundit i abuzimit seksual i nxënëses nga Komuna e Drenasit, organizon konferencë të jashtëzakonshme për media. Konferenca mbahet në orën 14:00. Në konferencë, do të prezantohet qëndrimi dhe kërkesat e KOMF ndaj institucioneve për rastin si dhe qëndrimi i KOMF […]
Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, nisur nga rasti i fundit i abuzimit seksual i nxënëses nga Komuna e Drenasit, organizon konferencë të jashtëzakonshme për media.
Konferenca mbahet në orën 14:00.
Në konferencë, do të prezantohet qëndrimi dhe kërkesat e KOMF ndaj institucioneve për rastin si dhe qëndrimi i KOMF për rastet e abuzimit seksual të fëmijëve. Ndër tjera, do të prezantohen edhe rekomandimet për institucionet relevante për të parandaluar dhe ndëshkuar veprimet e tilla.
Insajderi, të martën ka raportuar për një abuzim seksual të një 16 vjeçare në Drenas.
Vesel Veseli, i cili mbante postin e zv.shefit të hetimeve në Policinë e Drenasit, dyshohet se e kishte abuzuar seksualisht një 16 vjeçare nga kjo komunë.
Veseli dyshohet se e ka shtyrë 16 vjeçaren që të abortojë pa dëshirën e saj.
E gjithë kjo ngjarje, ka ngjallë reagime të shumta në shoqërinë kosovare. Për të ka reaguar edhe krerët më të lartë të institucioneve kosovare.












