KMDLNJ: Demagogu Rrahman Jasharaj e kalli arsimin si Neroni Romën

KMDLNJ: Demagogu Rrahman Jasharaj e kalli arsimin si Neroni Romën

KMDLNj përmes një reagimi për media e ka krahasuar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharajn me perandorin e Romës, Neronin, duke thënë se ky i fundit i futi flakën Romës për motive personale, ndërsa Rrahmanaj i futi flakën arsimit poashtu për të njëjtat motive. “Perandori i Romës  ,Neroni ia futi flakën Romës për të fituar inspirimin […]

“Perandori i Romës  ,Neroni ia futi flakën Romës për të fituar inspirimin që nënkuptohet se motivi i tij ishte artistik kurse, demagogu i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj i futi flakën arsimit të Kosovës dhe i cili, si edhe Neroni e kishte motivin personal, rritjen e pagës, pra motivi ishte krejtësisht i natyrës materiale. Para fillimit të çdo viti shkollorë, demagogu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka kërcënuar me greva, pengim dhe sabotim të procesit arsimorë për shkak të rritjes së pagave”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Ky këshill thotë se nuk ka pasur asnjë rast që Jasharaj, (të cilin e quan demagog), të ketë shpallur grevë për ngritjen e cilësisë të arsimit, përmirësimit të kushteve për nxënës, pajisje të kabineteve, angazhim të psikologëve, kontrollë të përhershëm të shëndetit të nxënësve, ndihmë për nxënësit me gjendje të rëndë materiale, sigurim të transportit për nxënës që detyrohen të ecin 10-tra kilometra këmbë deri te shkolla dhe anasjelltas, përfshirjen e nxënësve të gjinisë femërore në shkollim e që po e ndërprejnë shkollimin, krijimin e kushteve për shkollim për grupet e cënueshme (komunitetet romë, ashkalinjë dhe egjiptas, personat me aftësi të kufizuara) etj.

“Demagogu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka kërcënuar se, nëse nuk përmbushen kërkesat ultimative dhe shantazhuese për rritje të koeficientit sa e kanë paraparë ata, atëherë, nxënësit kosovarë mund ta humbin vitin shkollorë. Për më shumë se tre javë e ka jetësuar këtë shantazhim.

Demagogu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, me shpurën përfituese përcjellëse, për tri javë e paralizuan arsimin në Kosovë, që nga niveli parashkollorë, deri te ai i lartë që nënkupton Universitetin publik të Prishtinës dhe universitetet tjera publike, pjellë e premtimeve elektorale që në mënyrë seriale kanë prodhuar analfabetë funksionalë’, theksohet në reagimin e KMDLNj-së.

Ky këshill thotë se burimi i protestës së SBASHK-ut, ka qenë i orkestruar nga politika, ndërsa ka kërkuar formimin  ejë komisioni hetimor që të merret  me caktimin e përgjegjësisë konkrete të Ministrit të Financave, Bedri Hamza i cili ua ka paguar pagat atyre që  për gati një muaj e kanë bojkotuar dhe sabotuar punën.

“Nëse ky rast kalohet pa u caktuar përgjegjësia dhe pa u marrë masat ligjore në përputhje me shkallën e përgjegjësisë, atëherë do të legalizohej një presedan me ç’rast mund të mos punoni për muaj të tërë dhe për mos – punë apo edhe për dëmin që e keni bërë, do të paguheni sikur të ishit punëtorë shembullorë!”, thuhet në fund të reagimit.

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?