Kërkohet dënim maksimal për hetuesin e policisë që dhunoi të miturën në Drenas

Kërkohet dënim maksimal për hetuesin e policisë që dhunoi të miturën në Drenas

Agjencia për Barazi Gjinore dënon ashpër rastin e fundit ku një vajzë e mitur u bë pre e dhunimit seksual dhe abuzimit nga hetuesi i Policisë së Kosovës në Komunën Drenasit, dhe bën thirrje për zbardhje sa më të shpejtë të rastit dhe sjelljen e autorit para drejtësisë. “Aktet si ky i abuzimit dhe keqpërdorimit […]

Agjencia për Barazi Gjinore dënon ashpër rastin e fundit ku një vajzë e mitur u bë pre e dhunimit seksual dhe abuzimit nga hetuesi i Policisë së Kosovës në Komunën Drenasit, dhe bën thirrje për zbardhje sa më të shpejtë të rastit dhe sjelljen e autorit para drejtësisë.

“Aktet si ky i abuzimit dhe keqpërdorimit të personave të mitur, që rrezikon jetën dhe mirëqenien e vajzave, është akt i shpërdorimit të detyrës zyrtare, shpërdorimit të besimit në institucion kredibil si Policia e Kosovës, mund të luhatin besimin tek institucionet në të cilat shoqëria kosovare ka investuar në krijimin e kapaciteteve njerëzore profesionale, besim të cilin vet institucioni e ka krijuar ndër vite”, thuhet në deklaratë.

ABGJ kërkon nga Policia e Kosovës që urgjentisht të ndërmarrë hapat e nevojshme procedurale për efikasitetin e sistemit të mbrojtjes së viktimave të dhunës në baza gjinore dhe të sigurojë shoqërinë se sistemi është funksional.

“Kërkojmë zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, dënim maksimal të fajtorit, si dhe hetimin dhe vënien përballë drejtësisë të të gjithë atyre që mund të kenë pas informacion për këtë rast dhe nuk kanë kryer obligimet e tyre për të  njoftuar institucionet e rendit mbi abuzimin e vazhdueshëm të viktimës. Ne vlerësojmë se jemi duke u ballafaquar me një fenomen me pasoja shkatërruese për jetën , dinjitetin dhe sigurinë e grave dhe vajzave dhe reagimi duhet të jetë mbarë shoqërorë për ta sjellë drejtësinë në vend”, thuhet më tej në deklaratë.

ABGJ rithekson se mos veprimi në drejtim të zbatimit të kornizës ligjore që dënon dhunën në baza gjinore përveç rrezikimit të mirëqenies së qytetarëve është dështim i zbatimit të sundimit të ligjit dhe se të gjithë akterët që rrezikojnë sundimin e ligjit duhet të sillen para drejtësisë dhe të bartin pasojat individuale.

Ndryshe, Kodi Penal i Kosovës thotë se për dhunim në rrethana që përfshijnë shfrytëzimin e autoritetit, dhe të moshës, dënimi për këtë vepër është 5 deri në 15 vjet burgim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?