Kalon edhe ligji për zyrtarët publikë

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare miratoi ligjin për zyrtarët publikë me 62 vota pro. Kuvendi ka miratuar edhe ligjin për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, ndërsa pritet të hedhet në votim edhe projektligji për pagat. “Ky projektligj është mjaft i rëndësishëm për zyrtarët publik, rregullohet qasja […]
Kuvendi ka miratuar edhe ligjin për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, ndërsa pritet të hedhet në votim edhe projektligji për pagat.
“Ky projektligj është mjaft i rëndësishëm për zyrtarët publik, rregullohet qasja më e mirë e institucioneve. Bashkë me ligjin që e miratuam paraprakisht, e rregullojnë çështjen e zyrtarëve publik në Republikën e Kosovës”, u shpreh Hasani.
Kanë mbetur të shqyrtohen edhe 7 pika të rendit të ditës. Pika e tretë është projektligji për pagat.












